E hënë, 27 qershor 2011
FJALIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI, NË SEANCËN E PARË KONSTITUTIVE
Besimin që ma dhatë, duke më zgjedhur në funksionin e kryetarit të përbërjes së shtatë të dhomës ligjvënëse të Maqedonisë, paraqet nder të madh dhe obligim për mua, sidomos pasi kjo ndodh në çastet kur nga përkushtimi dhe veprimi ynë i përbashkët në masë të madhe do të përcaktohet trajektorja nga do të shkojë atdheu ynë. Në këtë kontekst, më lejoni t’ju siguroj se detyrën që ma besuat do ta ushtroj me ndërgjegje, me vetëmohim dhe mbi të gjitha - me përgjegjësi. Përvoja ime politike, përkushtimi në realizimin e prioriteteve nacionale maqedonase, si dhe lojaliteti ndaj vlerave të demokracisë, le të jenë konfirmim plotësues se Kuvendi i Maqedonisë edhe në të ardhmen, si edhe në të kaluarën, do të jetë garancia më e fuqishme për realizimin e interesave tona shtetërore.