Udhëheqja parlamentare



E shtunë, 21 prill 2012, Varshavë, Poloni 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË DEBATIN ME TEMË - "PARLAMENTI, MENDIMI I PUBLIKUT DHE MEDIAT"

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski me ftesë nga znj.Eva Kopaz kryetare e Sejmit të Republikës së Polonisë dhe z. Bogdan Borisheviç, kryetar i Senatit të Republikës së Polonisë, merr pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Bashkimit Evropian në Varshavë, Republika e Polonisë në të cilën marrin pjesë 28 kryetarë dhe nënkryetarë të parlamenteve, si dhe kryetarë dhe nënkryetarë të Parlamentit Evropian z. Martin Shullc dhe z. Miguell Angell Martinez.

Kryetari Veljanoski mbajti fjalim në kuadër të debatit të sotëm me temë - "Parlamenti, mendimi i publikut dhe mediat"

Gjatë konferencës dyditore realizoi më shumë takime bilaterale me kolegët e tij, kryetarë të parlamentit të Austrisë, Italisë, Turqisë, Malit të Zi, Holandës dhe Islandës.

I nderuari kryesues,
Zonja dhe zotërinj,

Koha në të cilën jetojmë kërkon që ne si politikanë, por para se gjithash si qytetarë të perceptojmë realisht, por edhe të pranojmë se funksionojmë në një botë ku interneti, rrejti telefonik, rrjetet sociale, forumet e hapura për debat, krijojnë një hapësirë të re mediatik në të cilën politikanët, mediat klasike dhe gazetarët nuk janë më të vetmit që e formojnë mendimin publik. Teknologjia digjitale gjithnjë e më shumë bën që qytetari ta formojë mendimin publik dhe të njëjtën ta pasqyrojë. Pikërisht përparimi i teknologjisë mundëson që qytetari të ketë rol kryesor në modifikimin e informatave dhe krijimin e rregullave të reja të funksionimit të hapësirave mediatike.
 
Në këtë kontekst, çështja kryesore është raporti, ekzistimi dhe përfitimi i ndërsjellë, por edhe rreziku nga pozicionimi i tillë kreativ i qytetarit në hapësirat mediatike. Nga njëra anë, për çdo çështje, është e domosdoshme të dëgjohet mendimi i qytetarëve, por nga ana tjetër duhet pasur qasje të kujdesit ndaj subjektivizmit dhe iracionalizmit në dhënien e mendimit personal, ndikimi i mentalitetit dhe praktikave kulturore dhe zakonore, shkalla e arsimit, prirja për paragjykime....gjithë kjo përkundrejt përfshirjes së gazetarëve në hapësirën mediatike, e ndihmuar me arsim adekuat dhe obligim për qasje profesionale në gjetjen, përpunimin dhe prezantimin e informatave. 

Momentalisht në Republikën e Maqedonisë zhvillohet debat i gjerë për dekriminalizimin e ofendimit, në të cilin janë përfshirë edhe gazetarët dhe asociacionet e hapësirave mediatike, pushteti ekzekutiv, sektori joqeveritar, ekspertët e vendit dhe ekspertët e huaj, me çka krijojmë kushte për liri dhe pavarësi të gazetarëve dhe të të gjithë hapësirave mediatike.

Sa i përket pozicionit dhe rolit të parlamentit në këtë hapësirë të re digjitale të mediave, duhet patjetër të potencoj se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me të vërtetë ka bërë hapa cilësore. Instalimi i rrjetit E-parlament mundësoi transparencë të plotë në procesin legjislativ. Ueb faqja parlamentare e ridizajnuar mundëson që qytetarët nëpërmjet saj të mund të kontaktojnë me deputetët ose grupet parlamentare, dhe të japin propozime, ide dhe vërejtje. Kanali televiziv parlamentar mundëson përcjelljen e të gjithë seancave parlamentare, debateve mbikëqyrëse dhe mbledhjeve të trupave të kuvendit, me qëllim që së shpejti të merr përmasë të re interaktive në të cilën përveç deputetëve do të përfshihen edhe të gjitha subjektet shoqërorë, përfshirë edhe qytetarët.

Zgjidhje ideale do të kishte qenë baraspesha adekuate ndërmjet prezencës dhe aktiviteteve të të gjithë pjesëmarrësve në hapësirat mediatike, por nuk është aq thjeshtë të arrihet gjendje e tillë duke pasur parasysh procesin e informimit të orientuar në më shumë drejtime. Pyetja është si të jemi të hapur dhe transparent, në vend që të jemi të anshëm, të pjesshëm dhe selektiv!?....

Vazhdimisht duhet të jemi në kërkim të zgjidhjeve të reja dhe më efikase me të cilat do të zvogëlohet ndikimi i spekulimit dhe shpifjes në luftën ndërmjet gënjeshtrës dhe të së vërtetës me qëllim që të arrihet baraspesha e dëshiruar e hapësirës mediatike.

Ju faleminderit.

Click