Udhëheqja parlamentare



E premte, 30 nëntor 2012 
 
FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN "ROLI I PARTIVE POLITIKE NË PROCESIN ZGJEDHOR" NË ORGANIZIM TË MISIONIT TË OSBE-SE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Kolegë të nderuar deputetë, ministra

Të nderuar Shkëlqesi, zonja dhe zotërinj,

Asnjë demokraci moderne nuk mund të jep dorëheqje nga funksionimi i partive politike. Kjo demokraci vlen dhe do të vlejë edhe krahas prirjes së përhapur kundër politikës, kundër përleshjeve partiake dhe kundër veprimeve partiake-politike. Ai i cili dëshiron të jetë mbi partitë dhe të tregojë se udhëhiqet vetëm nga "nevojat politike", ai e gënjen edhe vetveten edhe të tjerët. Të tillët, zakonisht pikëpamjet e tyre për politikën i paraqesin si mjeshtëri, njëkohësisht duke tentuar që qëndrimet e të tjerëve t'i diskreditojnë si "parti politike" ose "ideologjike".

Sipas fjalëve të njohura të Gustav Radbruh, ky qëndrim mbipartiak është, "gënjeshtër jetësore e shtetit të të mëdhenjve".  Prapëseprapë, sado që të duket kjo kontradiktore në fund të ditës partitë ndihmojnë që të zvogëlohen dilemat e aksionit politik kolektiv në një shoqëri. Ndërsa pa to, ose nuk do të ketë dilema, gjë që nuk është mirë, ose do të jenë shumë, gjë që gjithashtu nuk është mirë, meqë kjo rrugë shpie në anarki.

Roli serioz që u është besuar partive politike në shoqërinë bashkëkohore kërkon prej tyre përgjegjësi adekuate shoqërore dhe shtetërore. Kërkon vazhdimisht konsekuencë në sjelljen e tyre, e veçanërisht për kohën e ngjarjes politike të klasës së parë në çdo shoqëri moderne - zgjedhjet.  Konferencat ashtu siç është kjo paraqesin mundësi të dobishme të hapur që të diskutohet për rolin e partive politike.  Dhe atë, si nëpërmjet këndvështrimit të promotorëve kryesore të vlerave demokratike, si ura të veçanta ndërmjet qytetarëve maqedonas dhe institucioneve, formues të kulturës politike, ashtu edhe si faktorë kryesore në sigurimin e procesit të suksesshëm zgjedhor në shoqërinë konkurruese maqedonase. 

Por, të përkujtojmë faktin se partitë nuk janë vetëm objekt i sistemit politik, por janë edhe subjekt i cili shkakton ndryshime në atë sistem. Partitë politike me politikat dhe rekomandimet të cilat i plasojnë si në periudhën zgjedhore, ashtu edhe në vetë periudhën parazgjedhore drejtpërdrejtë ndikojnë në atmosferën për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Partitë me konstruktivitetin e tyre ose moskonstruktivitetin drejtpërdrejtë ndikojnë në sjelljen e votuesve. Udhëheqësit e partive me rekomandimet dhe procedurat e tyre plotësisht ndikuan në sjelljen e anëtarëve dhe simpatizuesve.   

Partitë politike si përfaqësues të popullit i marrin bindjet dhe idetë edhe për parcialen edhe për të përgjithshmen, për qëllimet, brengat, dëshirat dhe nevojat e popullit. Në këtë aspekt përgjegjësia të cilën subjektet politikë e kanë ndaj qytetarëve maqedonas dhe ndaj Republikës së Maqedonisë në realizimin e procesit zgjedhor në mënyrë të drejtë dhe demokratike është e padyshimte dhe tejet e madhe. Respektimi i vullnetit të popullit, respektimi i rezultatit zgjedhor, është gjithashtu, e padyshimtë, obligim i shenjtë i çdo subjekti politik. 

Me mosrespektimin e këtij obligimi zgjedhjet janë vetëm shpenzim i paqëllimtë i kreditibilitetit dhe resurseve shtetërore. Prandaj obligimi për sjellje të drejtë dhe konstruktive është e dyfishtë. Edhe para edhe pas zgjedhjeve. 

Nëpërmjet veprimeve të tyre partitë tentojnë t'i përcjellin prioritetet e tyre, t'i realizojnë qëllimet e tyre dhe të kenë dobi sa më shumë. Prapëseprapë, dëshira dhe deklarimi partiak ndaj sjelljes demokratike duhet doemos ta tejkalojë dëshirën për të fituar zgjedhjet me çdo kusht. Kush dëshiron t'i udhëheq njerëzit duhet patjetër t'i dojë dhe respektojë ato. Besimin si thelb, si hallkë kryesore të suksesit të çdo segmenti të komunitetit dhe shtetit si tërësi, partitë mund ta fitojnë, por mund edhe ta humbin.  Ndërsa po e humbe besimin njëherë, të gjithë e dimë se kthimi i tij është i vështirë.    Prandaj edhe definimi dhe preciziteti i programeve partiake dhe porosive, llogarisë dhe përgjegjësisë së qartë janë konsekuenca të pashmangshme që shkojnë së bashku me çdo cikël zgjedhor. Në këtë aspekt do të doja të përmbledh se reforma dhe avancimi i legjislativës zgjedhore duhet të shkojë dorë më dorë me transformimin e vetëdijes dhe qëndrimeve, ndërsa më së shumti me sjelljen e subjekteve partiake.

Në Republikën e Maqedonisë në periudhën e kaluar u realizua reformë në sistemin zgjedhor, e cila rezultoi me miratimin e Kodit Zgjedhor në të cilin janë përfshirë të gjithë ciklet zgjedhorë. 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë vazhdimisht merr pjesë në krijimin e kornizës juridike e cila në mënyrë moderne e rregullon ketë sferë  Para do kohe Kuvendi e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor në të cilin u inkorporuan standardet e nevojshme ndërkombëtare për realizimin e zgjedhjeve.  Në pajtim me rekomandimet nga Raporti final i misionit mbikëqyrës të OSBE/ODIHR, në Kodin Zgjedhor, theks i veçantë është vendosur në rekomandimet prioritare në pjesën e zhvillimit të mekanizmave mbrojtëse të cilat do të sigurojnë ndarje të mjaftueshme të strukturave shtetërore nga ato partiake, sqarim dhe tejkalim të mangësive dhe dykuptimësisë së dispozitave të caktuara nga Kodi Zgjedhor dhe financimi i fushatës zgjedhore.   

Në këtë drejtim, përveç Kodit Zgjedhor, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi edhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e partive politike, në drejtim të transparencës dhe publikut në financimin e partive politike. 

Ndryshimet dolën edhe nga sugjerimi në Raportin final të misionit mbikëqyrës të OSBE/ODIHR nga zgjedhjet e fundit parlamentar 2011, si dhe rekomandimet e GREKO.

Në këtë rast, do të dëshiroja të falënderohem për sugjerimet e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e suksesshëm me misionin mbikëqyrës të OSBE/ODIHR, si dhe të shpreh falënderim ndaj përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së për partneritetin dhe përkushtimin në procesin e implementimit të standardeve sa më të larta zgjedhore në Republikën e Maqedonisë.  

Ju faleminderit për vëmendjen.

Click