Udhëheqja parlamentare



E enjte, 20 shtator 2012, Strazburg

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË SESIONIN E PARË:  ARDHMËRIA E GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT:  ROLI I PARLAMENTEVE NACIONALE 

Kolegë të nderuar,

Fillimisht dua të falënderohem që më është mundësuar të marr pjesë në debatin për ardhmërinë e sistemit evropian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Që nga formimi i tyre e gjer në ditët e sotme, Konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore dhe Gjykata evropiane u vërtetuan si dokument dhe instrument juridiko-ndërkombëtar me rëndësi të veçantë i cili është thellë i rrënjosur në sistemin juridiko-politik të shteteve tona. 

Prapëseprapë, një mekanizëm juridik i cili ekziston më tepër se gjysmë shekulli, nuk mund t'u përgjigjet sfidave të kohës, nëse nuk mbindërtohet vazhdimisht. 

Vitet e fundit, Gjykata dhe mekanizmi juridik ishin temë kryesore në tre konferenca të rëndësishme - në Interllaken, Istanbull dhe Brajton. Fakti që iniciatorë të tyre ishin shtetet anëtare të Këshillit të Evropës nga Evropa qendrore, jugore dhe veriore, padyshim flet për atë se sa e rëndësishme është për ne të kemi sistem të zhvilluar, modern dhe efikas për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si indikator i rëndësishëm për përkushtimin e përgjithshëm evropian të demokracisë dhe sundimit të së drejtës. 
Më lejoni të përkujtoj se shteti im, gjatë kryesimit të tij të paradokohshëm me Këshillin Evropian ishte pjesëmarrës aktiv në këtë proces reformues. 
Jemi dëshmitarë se besimi dhe suksesi i Gjykatës shpurën në stërngarkimin e saj, por kjo nuk mund të zgjidhet vetëm me reforma për zmadhimin e efikasitetit. Duhet të nënvizohet edhe implementimi efikas për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të paraparë me Konventën Evropiane në nivel nacional, si dhe garancia aktive dhe monitorimi i zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Vendosja e balancës ndërmjet juridiksionit kombëtar dhe ndërkombëtar në implementimin e Konventës dhe aktgjykimit të Gjykatës është detyrë për të gjitha shtetet anëtare. 

Procesi i ndryshimeve dhe avancimi i sistemit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, urgjentisht e vendos në rend dite pozicionin dhe rolin e parlamenteve nacionale.  Sipas njohurive të pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë, siç janë gjykatësit, Gjykata Evropiane, gjykatësit nacionalë dhe ekspertët nga shteti ynë dhe shtetet tjera anëtare, roli aktiv duhet të realizohet në dy segmente kryesore: parlamentet janë pushtet ligjvënës dhe institucione që e kontrollojnë pushtetin ekzekutiv. 

Parlamentet janë institucione ku krijohet kultura e sundimit të së drejtës, kultura për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, dhe në atë mënyrë të zhvillohet demokracia. Me fjalë tjera, si dhomë legjislative, parlamentet e shteteve-anëtare të Këshillit Evropian, gjatë debatit për propozimet e reja të ligjit ose ndryshimet dhe plotësimet e ligjit, janë të obliguar t'i respektojnë parimet dhe standardet për mbrojtjen e të drejtave të garantuara me Konventën Evropiane, përkatësisht të përcaktuara me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Nga ana tjetër, ekzistojnë forma të shumta bashkëveprimi ndërmjet Qeverisë dhe Parlamentit, siç janë: monitorimi i implementimit të përgjithshëm të standardeve dhe parimeve të Gjykatës dhe zbatimi i aktgjykimeve të saj, aplikimi i institutit pyetje deputetësh për anëtarët e Qeverisë, si dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të Qeverisë në punën e komisioneve të Parlamentit. 

Kolegë të nderuar,

Mendimet dhe vlerësimet për gjendjet janë të paplotë nëse nuk ndiqen nga kontributi konkret. Prandaj shkurtimisht dëshiroj t'ju informoj në atë se çka është bërë dhe çka bëhet në këtë sferë në Republikën e Maqedonisë. Përcaktimi i strategjisë për anëtarësimin në BE dhe NATO, si garanci e fuqishme e ekzistimit, stabilitetit dhe ardhmërisë së shtetit tonë, është përgjithësisht i pranuar dhe i ndjekur nga një seri reformash. 

Vend të veçantë zë reforma për të siguruar gjykatë të pavarur dhe të paanshme, si bazë për realizimin e rendit kushtetues dhe të drejtës ndërkombëtare, ku sundimi i së drejtës dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut janë parakushte dhe pjesë përbërëse e demokracisë. U themeluan institucione të reja siç janë: Këshilli gjyqësor, Gjykata administrative, Këshilli i prokurorive publike, Akademia për trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve, ndërsa raportet vjetore nga Byroja nacionale për përfaqësim para Gjykatës evropiane shqyrtohen në Kuvendin tonë. Paraqitëm mekanizëm të re për miratimin e aktgjykimeve në afat racional dhe treguan rezultate të dukshme.

Për shtetet shumetnike, me shumë fe dhe me shumë kultura siç është Republika e Maqedonisë, mbrojtja e të drejtave të komuniteteve etnike është indikator i rëndësishëm për shkallën e zhvillimit të demokracisë, si dhe për harmonizimin me standardet dhe vlerat Evropiane. Barazia e komuniteteve etnike në shtetin tonë është inkorporuar thellë në sistemin kushtetues dhe ligjvënës, me ç'rast është implementuar Marrëveshja kornizë e Ohrit, të miratuar me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.

Ky është një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e demokracisë në shtetin tonë, si dhe element i rëndësishëm për ruajtjen e kohezionit të brendshëm, por edhe faktor i rëndësishëm për sigurimin e brendshëm dhe rajonal dhe bashkëpunimin.

Konventa evropiane e trajton mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në bazë individuale, por njëkohësisht duhet patjetër të kihet parasysh se e drejta për ruajtjen dhe avancimin e identitetit minoritar më shpesh mund të praktikohet në bazë kolektive.

Zhvillimi i ardhshëm i sistemit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe të drejtat e minoriteteve, sipas Konventës Evropiane si dokument i rëndësishëm, duhet ta merr parasysh edhe këtë karakteristikë. Në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës janë ngritur iniciativa edhe për një Protokoll të ri plotësues të Konventës evropiane për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, të cilat deri tani nuk janë finalizuar. Disa shtete-anëtare nuk e kanë zbatuar plotësisht vendimin e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, si dhe nuk i respektojnë raportin dhe rekomandimet nga EKRI, Komisari për të drejtat e njeriut i CE, raportuesi special i KB dhe organizata tjera ndërkombëtare lidhur me pranimin, ruajtjen dhe zhvillimin e të drejtave dhe lirive të minoriteteve nacionale. 
Konventa evropiane për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe Gjykata evropiane për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë inkorporuar në themelet e Organizatës më të vjetër evropiane. Sistemi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është padyshim "gur i çmuar" i organizatës sonë, me shkëlqim të fuqishëm në vitet pas kataklizmit të  Luftës së dytë botërore II, të cilin të gjithë ne duhet ta ruajmë me kujdes për gjeneratat e ardhshme, duke mos harruar t'i shtojmë vlera të reja dhe moderne

Ju faleminderit për vëmendjen.

Click