Udhëheqja parlamentare



E premte, 6 korrik 2012

KRYETARI VELJANOSKI E HAPI FESTIVALIN E 51 BALLKANIK TË KËNGËVE DHE VALLEVE POPULLORE

Të nderuar deputetë,
Ekselenca juaj,
Zonja dhe zotëri,
Pjesëmarrës të nderuar të festivalit,
Të nderuar miq,

Kam nderin të jem sot këtu në Festivalin ballkanik të këngëve dhe valleve popullore, të cilin disa vite me radhë bashkërisht e shënojmë fillimin e këtij festivali, e veçanërisht duke pasur parasysh traditën, vazhdimësinë dhe rëndësinë të cilin e ka ky manifestim. Më gëzon fakti që pikërisht ky Festival ballkanik i këngëve dhe valleve popullore është manifestim që njihet jo vetëm në Ohër, dhe jo vetëm në Maqedoni, por edhe jashtë shtetit tonë, manifestim i cili meriton vëmendje dhe respekt të veçantë.

Të nderuar,

Populli maqedonas, nëpërmjet historisë së saj të gjatë dhe të pasur, në kushte dhe rrethana shpesh të pakëndshme, ka insistuar, është munduar dhe ka arritur sukses ta ruaje folklorin e saj, t'i ruaje vallet dhe këngët popullore, doket dhe traditat, dhe këto t'ua përcjellë gjeneratave të reja.

Si shtet, por edhe si individë duhet ta ruajmë dhe zhvillojmë folklorin, traditën dhe trashëgiminë kulturore.

Ajo që meriton të përmendet është vlera civilizuese të cilën e posedon populli maqedonas në aspekt të transparencës dhe respektimit, jo vetëm në aspekt të traditës pronësore, por edhe në aspekt të folklorit dhe traditës të fqinjëve dhe të gjithë popujve tjerë dhe në respektimin dhe pranimin e veçorive të ndryshme kulturore.

Festivali ballkanik i këngëve dhe valleve është dëshmi pikërisht për transparencën dhe respektin ndaj tjetrit, dedikuar kultivimit dhe mbindërtimit të vlerave të rëndësishme për çdo popull.

Më lejoni ta falënderoj organizatorin e këtij manifestimi, Institucioni nacional Qendra për kulturë "Grigor Prliçev" i cili me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, nëpërmjet Festivalit ballkanik të këngëve dhe valleve popullore i promovon vlerat kulturore dhe maqedonase dhe e prezanton folklorin maqedonas, por njëkohësisht e promovon dhe e dëshmon mikpritjen dhe transparencën maqedonase ndaj të gjithë atyre që i kultivojnë këto vlera.

Vallja dhe kënga popullore, si pjesë e folklorit dhe pjesë e krijimtarisë shpirtërore të një populli, janë subjekt i rëndësishëm i identitetit nacional dhe kulturor të çdo populli, imunë ndaj kohës, kufijve shtetërore dhe çështjeve politike ditore. 

Këtë vit Festivali ballkanik është nikoqir i asambleve dhe grupeve folklorike nga Maqedonia, Serbia, Bulgaria, Shqipëria, Kroacia, Turqia, Austria dhe Polonia.

Të gjithë mysafirëve i dëshiroj qëndrim të këndshëm në Republikën e Maqedonisë, çaste dhe mbresa të këndshme që do t'i bartin me vete në vendin e tyre.

Të nderuar të pranishëm,

Me lejoni që Festivalin e 51 ballkanik të këngëve dhe valleve popullore ta shpall si të hapur. Ju faleminderit. 

Click