Udhëheqja parlamentare



E premte, 29 qershor 2012

DHURIMI I PAJISJES NGA KONGRESI POPULLOR KINEZ PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Sot, në sallën "Boris Trajkovski" në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski dhe SH.T. ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë, z. Cui Xhivej, në mënyrë solemne e zbuluan pllakatin për dhurimin e pajisjes informatike, audio dhe video nga ana Kongresit popullor kinez për nevojat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.  

Në këtë ceremoni, ishin të pranishëm nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Svetllana Jakimovska, kryetarja e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës popullore kineze, znj.Sillvana Boneva dhe anëtarët-deputetë të Grupit, si dhe deputetë tjerë dhe përfaqësuesi të Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës.

Kryetari Veljanoski shprehu falënderim të madh për këtë dhurim gjë që konfirmon marrëdhëniet e mira miqësore ndërmjet parlamenteve të të dy shteteve.

Kryetari Veljanoski theksoi se marrëdhëniet ndërmjet të dy parlamenteve janë intensifikuar dhe se deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me interes të madh e presin çdo bashkëpunim me Kongresin popullor kinez dhe ardhjen e tyre në Republikën e Maqedonisë.

Ambasadori Xhivej theksoi se ka nderin që sot ka mundësi bashkë me kryetarin Veljanoski ta zbulojnë pllakatin për dhurim. 

"Ky dhurim është një prej gjesteve të cilin Republika popullore e Kinës e bën për miqtë e vërtetë", theksoi ambasadori Xhivej. 

Ai potencoi se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen dhe prezantoi ftesën nga Kongresi popullor kinez dërguar kryetarit të Kuvendit, z. Trajko Veljanioski dhe Grupit parlamentar për bashkëpunim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ta vizitojnë përsëri Republikën popullore të Kinës. 
 

 

Click