E enjte, 17 maj 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E KUVENDIT TË MADH NACIONAL TË REPUBLIKËS SË TURQISË, Z. XHEMIL ÇIÇEK
Marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë janë më tepër se miqësore dhe shënojnë progres në të gjitha sferat, ndërsa në ato korniza bashkëpunimi parlamentar është veçanërisht i rëndësishëm, theksoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski. Duke theksuar politikën e vazhdueshme dhe principiele të Republikës së Turqisë, kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi dhe falënderim për ndihmën dhe përkrahjen që e ofron Republika e Turqisë në proceset integruese, e veçanërisht për anëtarësimin tonë në NATO, dhe jam i bindur se këtë përkrahje do ta kemi edhe në samitin e ardhshëm të NATO-s.
"Duke folur për bashkëpunimin rajonal, veçanërisht në nivel të parlamenteve, Republika e Maqedonisë dhe Republika e Turqisë me politikën e tyre principiele që bazohet në principet evropiane, paraqesin faktor të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit dhe integrimin e tij euroatlantik. Duke pasur parasysh se nga korriku Maqedonia merr përsipër Procesin e bashkëpunimit të shteteve në Evropën Juglindore, bashkërisht do të kontribuojmë në stabilitetin, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të të gjithë rajonit", theksoi kryetari Veljanoski.
Kryetari i Kuvendit të madh nacional të Turqisë, z. Xhemil Çiçek, duke shprehur kënaqësi për takimin dhe diskutimet, theksoi se, Republika e Maqedonisë ka qenë dhe do të jetë partnere dhe mike e rëndësishme e Republikës së Turqisë në të gjitha sferat.
"Republika e Turqisë në veçanti vlerëson kontributet e Republikës së Maqedonisë për stabilitetin e rajonit, ndërsa gjithashtu ju që moti i plotësuat kushtet për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO, ndërsa veçanërisht duhet të vlerësohet kontributi juaj aktiv në misionet paqësore në Irak, Afganistan etj. Prandaj, Turqia gjatë Samitit në Bukuresht, dhe pas tij, do të vazhdojë punën dhe përkrahjen saj për anëtarësimin e plotfuqishëm të Maqedonisë në NATO, theksoi kryetari Xhemil Çiçek.
Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomi. Të dy kryetarët theksuan se ky bashkëpunim lëviz në drejtim pozitiv, por ekzistojnë edhe shumë mundësi tjera që ky bashkëpunim të zhvillohet nëpërmjet investimeve të firmave turke në Republikën e Maqedonisë.