Udhëheqja parlamentare



E hënë, 7 maj 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME EUROKOMISARIN PËR ZGJERIM TË BE, Z. SHTEFAN FILE

Në takimin me eurokomisarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, z. Shtefan File, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, përkujtoi se në të tre raportet e njëpasnjëshme të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë dhe rekomandimet për fillimin e negociatave aderuese, Kuvendi ka marrë vlerësim pozitiv dhe është vlerësuar si një prej institucioneve kryesore në integrimin tonë në Bashkimin Evropian

"Edhe në këtë rast dëshiroj të theksoi se ky është rezultat i të gjithë deputetëve dhe grupeve parlamentare, që tregon këmbënguljen tonë për anëtarësim në NATO.  Njëkohësisht, dëshiroj të potencoj se të gjitha këto reforma i realizojmë jo për shkak se këtë e kërkon Brukseli, por për shkak se ne jemi të vetëdijshëm se kjo, para se gjithash, është në dobi të qytetarëve dhe shtetit tonë, përkatësisht të nesërmen kur shteti ynë do të bëhet anëtar i plotfuqishëm të jemi plotësisht kompatibil dhe konkurrentë me vendet tjera anëtare. Pikërisht për shkak kësaj, kemi përkrahje të gjerë nga ana e opinionit, ndërsa gjithashtu është zmadhuar percepcioni pozitiv tek qytetarët për punën e Kuvendit.

Për shkaqe të njohura është imponuar barrikadë, përkatësisht bllokim të negociatave me Bashkimin Evropian, kështu që është krijuar ndjenja sikur tani jemi në "karantinë". Prandaj, ne realizojmë formë të re të negociatave të shprehur nëpërmjet dialogut aderues në nivel të lartë. Dëshiroj të theksoj se ne si Kuvend do të vazhdojmë të punojmë maksimalisht dhe t'i realizojmë të gjitha detyrat të cilat do të dalin nga kjo formë e negociatave me Bashkimin Evropian", nënvizoi kryetari Veljanoski.

Eurokomisari për zgjerim, z. Shtefan File, theksoi se edhe në gjendjen aktuale në Evropë politika për zgjerimin e Bashkimit Evropian është prioritet i Bashkimit. 

"Prandaj, e propozuam dialogun aderues në nivel të lartë, i cili paraqet një lloj ure përmes të cilit vazhdon të zhvillohet procesi i negociatave" theksoi eurokomisari File.

Duke theksuar rëndësinë e dialogut politik në Kuvendin si institucion dhe në trupat e tij punues dhe në komisionet e tij, eurokomisari File potencoi se ky dialog duhet të vazhdojë si në procesin e miratimit të ligjeve dhe reformave konkrete, ashtu edhe në procesin e implementimit të tyre. 
 

 

Click