Udhëheqja parlamentare



E mërkurë , 11 janar 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME GRUPIN INTERPARLAMENTAR TURKO-MAQEDONAS PËR MIQËSI TË KUVENDIT TË MADH NACIONAL TË REPUBLIKËS SË TURQISË

Në takimin e sotëm me Grupin interparlamentar turko-maqedonas për miqësi, z. Trajko Veljanoski theksoi vazhdimësinë e marrëdhënieve të zhvilluara bilaterale, në sferën e marrëdhënieve politike dhe në fushën e bashkëpunimit ekonomik. 

Ai shprehu falënderim për përkrahjen e Republikës së Turqisë për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe bindjen që Turqia si mik i yni i vërtetë edhe në të ardhmen, do të vazhdojë me përkrahjen e saj të fortë dhe principiele, veçanërisht gjatë periudhës së Samitit të NATO-s në Çikago në të cilin presim që Maqedonia të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s. 
Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, kryetari Veljanoski theksoi tendencë pozitive në sferën e ekonomisë. 

Gjithashtu, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski, përmendi rolin e komunitetit etnik turk në Republikën e Maqedonisë, i cili gjithmonë i qëndron besnik shtetit, dhe njëkohësisht paraqet urë në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy shteteve miqësore. 

Kryetari i Grupit interparlamentar për miqësi të Kuvendit të madh nacional të Republikës së Turqisë, z. Husejin Burge, duke përcjellë përshëndetje nga ana e kryetarit të Kuvendit të madh nacional, z. Xhemail Çiçak, theksoi se marrëdhëniet shumë të zhvilluara me Republikën e Maqedonisë janë shumë të rëndësishme për Turqinë. 

Përkrahja e Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Maqedonisë, në nivel parlamentar por edhe në nivel të institucioneve tjera shtetërore, do të vazhdojë meqë Republika e Maqedonisë është faktor i rëndësishëm për stabilitetit e rajonit dhe më gjerë. 

Ai shprehu bindjen se marrëdhëniet bilaterale do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha sferat e bashkëpunimit tonë, dhe ushqeu shpresë se këtë vit bashkëpunimi ekonomik do ta arrijë shumën prej mbi një miliardë dollarë, ashtu siç premtoi  Rexhep Taip Erdogan. Бурге.
 
 
 

 

Click