E premte 6 prill 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KONGRESISTËT AMERIKAN
Kryetari i Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot e mirëpriti delegacionin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përbërje të kongresistëve: Dejvid Drajer, Dejvid Prajs, Xhim Mek Dermon, Erik Paullsen dhe Geri Konoli.
Në takimin, e cila u realizua në frymën e marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dy dhomave legjislative, kryetari Veljanoski theksoi përpjekjet, si dhe rezultatet e Kuvendit në zhvillimin e mëtejmë të demokracisë parlamentare në Maqedoni.
Duke biseduar për integrimet tona euroatlantike, kryetari Veljanoski në veçanti potencoi shkresën dërguar kryetarit të SHBA-së, z. Barak Obama të nënshkruar nga 54 kongresistë, në të cilën kërkohet që Republika e Maqedonisë të merr ftesë formale për anëtarësim në NATO në samitin a ardhshëm në Çikago.
Kryetari Veljanoski nënvizoi gjithashtu projektet e shumta, prej të cilave disa janë përfunduar, disa janë në fazë përfundimtare, të cilat implementohen për shkak partneritetit të krijuar me Kongresin e SHBA-së, si dhe me organizata dhe institute tjera ndërkombëtare.
E gjithë kjo kontribuon për përforcimin e mëtejmë të proceseve demokratike në gjithë shoqërinë, ndërsa në veçanti për përforcimin e rolit të Kuvendit si dhomë legjislative, por gjithashtu edhe për përforcimin e funksionit të tij mbikëqyrës.
"Vetëm të përkujtoj se në raportet e Komisionit Evropian, dhe atë tre vjet me radhë, shumë qartë theksohet edhe progresi i Kuvendit në të gjitha këto procese", theksoi kryetari Veljanoski.
Kongresisti Dejvid Drajer, udhëheqës i Delegacionit, duke përkujtuar takimet e mëparshme me kryetarin Veljanoski, dhe duke shprehur falënderim për takimin, edhe njëherë nënvizoi se Republika e Maqedonisë është partner i njohshëm dhe i rëndësishëm në gjithë politikën e SHBA-së.
"Ne dëshirojmë, presim dhe përkrahim integrimin e plotë të Republikës së Maqedonisë në strukturat euroatlantike. Si miq të sinqertë, gjithmonë jemi të përgatitur që nëpërmjet formave të ndryshme të ndihmojnë këto procese, si dhe zhvillimin e mëtejmë të demokracisë parlamentare", theksoi kongresisti Drajer.
Kongresisti Dejvid Pollsen nënvizoi kontributin që e dhanë pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë në Irak, ndërsa tani edhe në Afganistan.
"Ne këtë e vlerësojmë shumë dhe vazhdojmë edhe më tutje t'i përkrahim angazhimet tuaja për anëtarësim në NATO dhe BE, si dhe angazhimet në procesin dhe rolin e Kuvendit në proceset demokratike", theksoi kongresisti Pollsen.
Në takimin e sotëm ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së në Shkup, z. Poll Vollers.