Udhëheqja parlamentare



Të mërkurën, 6 qershor viti 2012, Slloveni

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, DANILLO TIRK

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, i cili e udhëheq delegacionin e kuvendit në vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, me ftesë të kolegut të tij, kryetar i Kuvendit shtetëror i Republikës së Sllovenisë, z.  Gregor Virant, sot realizoi takim me kryetarin e Republikës së Sllovenisë, z. Danillo Tirk.

Në diskutimin, të dy bashkëfolësit u përqendruan në tre segmente të cilat janë me interes për të dy shtetet, përkatësisht në rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar në drejtim të këmbimit të ndërsjellë të përvojës në të gjitha nivelet, intensifikimin e marrëdhënieve dhe komunikimit të të dy komuniteteve të biznesit dhe gjetjen e mekanizmit i cili do të mundësojë tejkalim të shpejtë dhe të lehtë të problemeve të cilat paraqiten në veprimin ekonomik.

Kryetari Tirk potencoi se Republika e Sllovenisë në mënyrë principiele e përkrah Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt integrimit euroatlantik dhe se qëndron fortë në ato principe me përpjekje për t'u shfrytëzuar çdo mundësi që do të jep kontribut që Republika e Maqedonisë ta arrijë qëllimin e caktuar.

Delegacioni i Kuvendit, në përbërje të të cilit janë edhe deputetët: Risto Mançev, Mevmet Xhemajloski, Oliver Spasovski dhe Amdi Bajram, realizoi takim edhe me kryetarin e komunës së Lubjanës, z.Zoran Jankoviq.

 

Click