Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 9 tetor 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME ZËVENDËSKRYEMINISTRIN NJËHERAZI EDHE MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SLOVAKISË, Z.MIROSLLAV LLAJÇAK

Në takimin e cila u mbajt në orët pasdite, në një atmosferë miqësore, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, shprehu falënderim të madh ndaj Qeverisë së Republikës së Sllovakisë për përkrahjen e vazhdueshme që ia jep Republikës së Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. 

Në vigjilje të Raportit për progresin e Republikës së Maqedonisë, kryetari Veljanoski theksoi se pret përsëri që për së katërti herë të merr rekomandim nga Komisioni Evropian, për fillimin e negociatave, duke shpresuar se kah fundi i vitit, aty në dhjetor, përfundimisht BE-ja do të caktojë datë për fillimin e negociatave. Ai potencoi se opinioni publik në përqindje të madhe është i përcaktuar për anëtarësim në NATO dhe BE dhe se qëllimi kryesor strategjik për Republikën e Maqedonisë është integrimi i saj i plotë në NATO dhe BE.  

Në vazhdim, kryetari Veljanoski arsyetoi se reformat të cilat bëhen, nuk bëhen vetëm për raporte pozitive, por ato janë nevojë esenciale për shoqërinë maqedonase dhe ekonominë e vendit, e të cilat kanë për qëllim që Republika e Maqedonisë të jetë në nivelin e duhur, të jetë konkurruese dhe bashkëkohore, në aspekt politik dhe ekonomik.

Kryetari Veljanoski, në kontest të ngjarjeve politike aktuale, nënvizoi se Republika e Maqedonisë dhe institucionet saj e posedojnë kapacitetin e duhur për t'u ballafaquar me çdo sfidë e re, me çdo reformë esenciale, në mënyrë që proceset të qarkullojnë dhe zgjidhen në institucionet përkatëse. 

Zëvendëskryeministri, njëherazi edhe ministër i Punëve të Jashtme Llajçak, shprehu kënaqësi të madhe për vizitën, të cilën e vlerësoi si historike duke marrë parasysh se për së pari herë që nga pavarësia realizohet ky takim zyrtar dypalësh në nivel të kryetarëve të parlamenteve. Ai në këtë drejtim përmendi rolin e madh të cilin diplomacia parlamentare mund ta luajë në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe ndërmjet shteteve. Ai gjithashtu tregoi interes të veçantë në procesin tonë eurointegrues, për rrethanat politike, madje duke u përpjekur që sa më shpejtë Republika e Maqedonisë të merr datë për fillimin e negociatave. 

Kryetari Veljanoski, realizoi takim edhe me nënkryetaren e Këshillit Nacional të Republikës së Sllovakisë dhe kryetare e Grupit për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, znj.Jana Llashakova, si dhe me biznesmenët maqedonas dhe përfaqësuesit eminentë të komunitetit maqedonas në Republikën e Sllovakisë.  Kryetari Veljanoski theksoi se me avancimin e marrëdhënieve politike do të zgjerohet dhe përforcohet bashkëpunimi ekonomik ndërmjet të dy vendeve. Avancimi i bashkëpunimit ekonomik, do të kontribuojë në përforcimin e këmbimit tregtar dhe do të iniciojë zmadhimin e mëtejmë të investimeve sllovake në Republikën e Maqedonisë.

Click