E enjte, 1 nëntor 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RAPORTUESIN E KOMISIONIT MONITORUES TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z.ROBERT VALLTER
Fjalimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, duke shprehur kënaqësi për takimin, theksoi se përmbushja e detyrimeve ndaj Këshillit të Evropës është rëndësishme për krijimin e një shoqërie demokratike, ndërsa rekomandimet e Këshillit të Evropës për Republikën e Maqedonisë, të cilëve RM-ja u kushton vëmendje të madhe, gjithmonë janë shprehje e përkrahjes për zhvillim demokratik.
Në takimin u diskutua edhe për funksionimin e Parlamentit, kryetari Veljanoski nënvizoi se në Raportin ceket atmosfera konstruktive në Parlamentin me çka vazhdimisht përkrahet procesi i aderimit në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, z.Vallter theksoi arritjet pozitive të Kuvendit që rezultuan me vlerësime pozitive në Progres-raportin e Republikës së Maqedonisë.
Raportuesi, z.Vallter, gjithashtu u interesua në çështjet lidhur me zbatimin e deritanishëm të Marrëveshjes së Ohrit, situatën në mediat dhe në çështjet lidhur me funksionimin aktual të Parlamentit.
Të dy palët shprehën kënaqësi nga vizita, si dhe ushqyen shpresë se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe më tutje, si dhe shprehën bindje se Republika e Maqedonisë do ta përfundojë dialogun pasmonitorus me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.