Udhëheqja parlamentare



E martë, 8 maj 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. ROBERT VALLTER

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me kryetarin e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Robert Vallter, raportues për dialogun pasmonitorues me Republikën e Maqedonisë.

Në takimin, kryetari Veljanoski theksoi rezultatin e arritur në periudhën nga vizita e fundit të raportuesit të Këshillit të Evropës, z. Vallter, me ç'rast nënvizoi se Republika e Maqedonisë në tërësi ka kapacitet të ballafaqohet me të gjitha situatat në të cilat gjendet. 

Gjithashtu, ai potencoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në periudhën e kaluar tregoi se disponon me kapacitet institucional për ballafaqim me të gjitha sfidat. 

Kryetari i Kuvendit, z. Veljanoski, në vazhdim të takimit theksoi se pret të merr njoftim për rezultatin e arritur dhe përfundimin e dialogut pasmonitorues, por jo si shpërblim, por si arritje e vlerësuar reale dhe posedim solid institucional.

Nga ana tjetër, raportuesi për dialogun pasmonitorues me Republikën e Maqedonisë, z. Vallter, tregoi interes dhe shkurtimisht potencoi disa çështje.

Ai u përqendrua në implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe çështjet lidhur me të, më pas u përqendrua në incidentet të cilat ndodhën në periudhën e kaluar të cilat kanë karakter ndëretnik, në reformat në administratën publike dhe në fund në çështjen e mediave. 

Gjithashtu, raportuesi Vallter tregoi interes edhe për gjendjen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për të cilin vlerësoi se tani funksionon mirë.

Kryetari Veljanoski, duke theksuar punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë theksoi se në të zhvillohet debat për ligje dhe çështje të shumta dhe se bashkërisht me debatin është arritur efikasiteti i nevojshëm në punën e tyre. 

Në vazhdimin e takimit, kryetari Veljanoski u përqendrua edhe në të gjitha çështjet tjera lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe marrëdhëniet ndëretnike, madje theksoi se në dhjetë vitet e kaluara u arrit shumë. 

Në fund, ai theksoi edhe çështjen e mediave dhe zgjidhjet të cilat në muajit e ardhshëm duhet të dalin nga diskutimet që zhvillohen për rregullimin e kësaj sfere.   

Click