Udhëheqja parlamentare



E enjte, 14 qershor 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z.VANG DONGXHOU 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot realizoi takim me kryetarin e Komitetit Ekzistues të Kongresit Popullor të qytetit Çengdu, krahina Siçuan, z.Vang Dongxhou.

Në përbërje të delegacionit kinez, kryesuar nga z. Dongxhou, ishin:  zëvendëskryeshefi i Zyrës për Punë të Jashtme të qytetit Çengdu, z.Lu Sheng; zëvendëskryeshefi i Këshillit për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare të Qytetit Çengdu, znj.Liu Shuhua; zëvendëssekretari i Komitetit Komunal të PKK-së dhe kryetari i komunës Venxhian, z. Sie Çao; kryetari i Bordit Drejtues të Kompanisë për Kulturë dhe Turizëm, z.In Xhianhua dhe kryetari i Bordit Drejtues të Korporatës Investuese, z.Tan Xhianming. 

Në takimin, gjithashtu, ishte e pranishme znj.Sillvana Boneva, kryetare e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës, me ftesë të së cilës ka ardhur delegacioni kinez për bashkëpunim ndërmjet të dy parlamenteve.

Në fillim të takimit të dy palët theksuan marrëdhëniet shumë të zhvilluara ndërmjet të dy shteteve, të cilat shënojnë progres të vazhdueshëm në nivel ekonomik dhe politik.

Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të qytetit Çengdu, Vang Dongxhou, shprehu falënderim për takimin dhe e informoi kryetarin Veljanoski mbi mundësitë ekonomike në krahinën Siçuan dhe qytetin Çengdu. Ai theksoi se krahina Siçuan është një nga prodhuesit më të mëdhenj të produkteve bujqësore në Kinë, ndërsa në sajë të rritjes së madhe ekonomike në Republikën Popullore të Kinës, qyteti Çengdu është njëri nga qytetet me rritje më të shpejtë ekonomike. 

Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë vazhdimisht ndërmerr aktivitete për përmirësimin e klimës së biznesit në vend dhe për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, me ç'rast Kina konsiderohet si një prej vendeve të synuara prej së cilës priten investues. Në atë kontekst u theksua se bashkëpunimi mund të intensifikohet nëpërmjet inkuadrimit të kompanive kineze në projekte me interes të përbashkët.

Click