Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E enjte, 13 shtator 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME ZNJ.XHEJN ARMETIXH

Kryetari i Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot realizoi takim me drejtorin e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, znj.Xhejn Armetixh dhe drejtoreshën e Bankës Botërore për Republikën e Maqedonisë, znj.Lilija Burnquk.

Të dy palët shprehën kënaqësi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm shumëvjeçar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bankës Botërore. Kryetari Veljanoski e potencoi rolin e Bankës Botërore në avancimin e gjendjeve ekonomike në shtet, me theks të veçantë në projektet të cilat implementohen në nivel komunal.

Zonja Armetixh u përqendrua në situatën makroekonomike në Republikën e Maqedonisë, të cilën e vlerësoi si stabile dhe më të mirë se vendet në rajon, duke pasur parasysh krizën financiare në eurozonë.

Të dy palët u morën vesh për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe zyrës së Bankës Botërore, nëpërmjet këmbimit të informatave dhe prezantimit para komisioneve kompetente.

 
a

Na ndiqni në: