Udhëheqja parlamentare



E premte, 11 janar 2013

DEKLARATA E KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E SHPALLJES SË ZGJEDHJEVE LOKALE

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të mediave,

Më lejoni të Ju njoftoj se në pajtim me detyrimin ligjor të cilin e kam si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në pajtim me afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, sot e nënshkrova Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve të anëtarëve të këshillave të komunave dhe këshillit të qytetit të Shkupit dhe për kryetarët e komunave dhe për Kryetarin e Qytetit të Shkupit

Dispozitat ligjore parashohin që zgjedhjet lokale të mbahen në gjysmën e dytë të muajit mars, ndërsa afati ligjor - prej 70 deri 90 ditë ka në dispozicion dy terminë. 

I pari termin është më 24 mars, ndërsa i dyti është më 31 mars të vitit 2013. Meqë 31 mars është festë e madhe fetare - Ditë pashke për qytetarët e fesë katolike, vendosa që zgjedhjet lokale të mbahen më 24 mars të vitit 2013.

Aktvendimi për shpalljen e zgjedhjeve do të dorëzohet në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, si organ për realizimin e zgjedhjeve.

U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, që të sillen dhe të veprojnë në mënyrë më dinjitoze dhe në pajtim me dispozitat e Kushtetutës dhe ligjeve, që do të mundësojë vazhdimësi në marrjen e vlerësimeve më pozitive në zbatimin e këtij procesi të rëndësishëm. 

Çdo proces i ri zgjedhor duhet të shënojë mirëmbajtjen dhe mbindërtimin e vlerësimit të marrë pozitiv në procesin zgjedhor paraprak. Të përpiqemi maksimalisht që Republika e Maqedonisë përsëri të realizojë zgjedhje të drejta dhe demokratike, për realizimin e qëllimeve strategjike euroatlantike të shtetit dhe për të mirën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Është e domosdoshme që të gjithë ne të dërgojmë porosi të fuqishme se në rrugën e të gjitha sfidave, të bashkuar dhe të unifikuar, kemi kapacitet të ballafaqohemi me to, t'i përballojmë edhe çështjet më të ndjeshme dhe çastet më të vështira.

Ju faleminderit për vëmendjen. 

Click