Udhëheqja parlamentare



E premte, 14 qershor 2013

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NDAU FLETËFALENDERIME PËR SHËRBIMIN PROFESIONAL TË KUVENDIT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski në ceremoninë solemne, shërbimit profesional i ndau fletëfalënderime të cilat morën pjesë në organizimin e Konferencës së kryetarëve të Parlamenteve të PBEJL, që u mbajt në Ohër, 27-28 maj 2013.

Në Konferencën e kryetarëve të Parlamenteve të PBEJL, pas përgatitjes dhe punës së lodhshme trevjeçare u miratuan dokumentet kryesore për themelimin e Asamblesë së re Parlamentare. Ato janë: Deklarata finale; Deklarata e përbashkët e pjesëmarrësve; Raporti nga grupi punues i Dimensionit Parlamentar të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore për Konferencën e dhjetë të kryetarëve të parlamenteve të PBEJL; Propozim-kompromisi për Asamblenë Parlamentare të PBEJL (versioni i konsoliduar) dhe Programi parlamentar vjetor i EJL për vitin 2013-2014. Asambleja Parlamentare e PBEJL do të formohet vitin e ardhshëm gjatë Kryesimit të Rumanisë.  

Kryetari Veljanoski në fjalimin e tij theksoi rolin e rëndësishëm edhe të shërbimit profesional të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në organizimin e suksesshëm të konferencës, para së gjithash profesionalitetin e tij dhe përkushtimin në arritjen e rezultatit të jashtëzakonshëm nga konferenca që është i rëndësishëm jo vetëm për Republikën e Maqedonisë si kryesues në Procesin e Bashkëpunimit, por edhe për rajonin në tërësi.

Fletëfalënderime do t'u ndahen edhe përfaqësuesve nga Fondacioni "Fridrih Ebert", NDI-ja dhe Lëvizja Evropiane e Maqedonisë.   
 
 

Click