E hënë, 28 janar 2013
KRYETARI VELJANOSKI E MIRËPRITI KRYETARIN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, Z.IVICA DAÇIQ
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, në takimin e sotëm theksoi marrëdhëniet shumë të zhvilluara ndërmjet të dy shteteve dhe popujve, të cilat karakterizohen me marrëdhënie të mira fqinjësore, siguri dhe stabilitet në planin bilateral, rajonal dhe multilateral me shkallë të lartë të besimit dhe mungesë të çështjeve të hapura dhe kontestuese. Në takimin në veçanti u theksua ardhmëria e përbashkët në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, me ç'rast u shpreh gatishmëria e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për këmbimin e të gjitha përvojave.
Kryetari Veljanoski nënvizoi se veçanërisht i rëndësishëm është bashkëpunimi bilateral ndërmjet të dy shteteve jo vetëm si interes i përbashkët, por edhe si interes i gjithë rajonit. Që këtu, bashkëpunimin rajonal Brukseli e vlerëson si një prej principeve themelore mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian.
Lidhur me bashkëpunimin ekonomik, theksoi se Republika e Serbisë është një prej partnerëve më të mëdhenj dhe të rëndësishëm të Republikës së Maqedonisë dhe se bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik të përforcohet dhe të thellohet përmes realizimit të projekteve të përbashkëta, të cilat do të jenë në dobi të të dy shteteve dhe në dobi të rajonit, me ç'rast kryetari Veljanoski si shembull theksoi përfundimin e korridorit 10.
Gjithashtu, ai shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i rregullt dhe i suksesshëm në nivel më të lartë përmes vizitave të delegacioneve zyrtare, si dhe vizitave të komisioneve të deputetëve të parlamenteve të të dy vendeve.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë, z.Ivica Daçiq nënvizoi se për Republikën e Serbisë është shumë i rëndësishëm zhvillimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Gjithashtu potencoi se bashkëpunimi ekonomik në infrastrukturën, në energjetikën, bujqësinë, si dhe paraqitjet e përbashkëta të tregjeve të tretë, janë të rëndësishme dhe se të dy shtetet kanë potencial që këtë bashkëpunim ta zhvillojnë.
Lidhur me integrimet euroatlantike, z.Daçiq vërejti se eurointegrimi i të dy vendeve është faktor i rëndësishëm i cili mund të ndikojnë mbi dinamizmin e reformave në të dy shtetet, si dhe mbi stabilitetin rajonal në tërësi.
Në takimin të dy palët vlerësuan si shumë të mirë pozitën e komuniteteve të etnike, Serbëve në Republikën e Maqedonisë dhe komunitetit maqedonas në Republikën e Serbisë, duke shprehur bindjen se këto do të zhvillohen edhe në të ardhmen.