E premte, 24 maj 2013, Vatikan
KRYETARI VELJANOSKI NË AUDIENCË TE PAPA FRANÇESKU
Delegacioni shtetëror-kishtar i Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, kishte audiencë me Papën e ri Françesku. Kryetari Veljanoski ia uroi zgjedhjen për kryetar i 266-ti me radhë i Kishës Katolike, me dëshira të sinqerta për promovimin e mëtutjeshëm të paqes, bashkëpunimit dhe miqësisë në botë.
Kryetari i Kishës Katolike Romane shfaqi përkrahje ndaj popullit maqedonas dhe theksoi se Maqedonia ka bërë shumë për krishterimin.
Kryetari i Kuvendit e ftoi Papën ta vizitojë Maqedoninë dhe rajonin, duke potencuar se vizita e tij do të japë një stimul plotësues për të gjitha ngjarjet në rajon.
Kryetari Veljanoski theksoi bindje të thellë se nën udhëheqjen e Papa Françeskut, Froni i shenjtë do të vazhdojë të japë kontribut të tij të pazëvendësueshëm dhe esencial në përforcimin e besimit në Zot dhe në përcjelljen e fjalës së tij të shenjtë për dashuri dhe ndihmë të ndërsjellë dhe në marrëdhëniet e mira tradicionale ndërmjet Fronit të shenjtë dhe Republikës së Maqedonisë.
Kryetari Veljanoski theksoi se personaliteti i Shën Cirilit e lidh thellë Maqedoninë dhe Romën, dhe sot delegacioni maqedonas për të 45-ën herë tradicionalisht dhe solemnisht e shënon ditën e Shën Cirilit në Qytetin e Amshueshëm.
Kryetari Veljanoski i dhuroi Papës skulpturë - Rrozeta në drurin e arrës, ndërsa gjithashtu u takua edhe me sekretarin shtetëror të Fronit të shenjtë kardinali Tercisio Bertone.