Udhëheqja parlamentare



E hënë, 1 prill 2013, Beograd

KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE NË REPUBLIKËN E SERBISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë, në kuadër të së cilës, sot u takua me kolegun e tij, kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, z.Nebojsha Stefanoviq, me kryetarin e Grupit parlamentar për bashkëpunim, z.Zoran Ostoiq dhe me anëtarët e Grupit, si dhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë, z.Ivica Daçiq.

"Presim dhe dëshirojmë që në qershor të marrim datë për negociata me BE-në, ndërsa vizita ime është në fokusin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat janë tradicionalisht të mira", deklaroi sot në Beograd kryetari Veljanoski, i cili është në vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Serbisë. 

"Kjo vizitë në Serbi është në fokusin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Presim, dëshirojmë, shpresojmë, sepse i plotësojmë të gjitha kriteret që edhe Maqedonia edhe Serbia të marrin datë për negociata në qershor. Të dy vendet më shpejtë të integrohen në BE", tha Veljanoski duke theksuar se përmbushja e standardeve është për të mirën e të gjitha qytetarëve. 
 
Serbia dhe Maqedonisë gjithmonë kanë pasur bashkëpunim të mirë, shtoi z.Veljanoski, por sipas tij veçanërisht i rëndësishëm është kontributi i bashkësisë serbe në Maqedoni e cila ka dy përfaqësues në Parlamentin e Maqedonisë. 
 
"Vetë ajo jep sinjal se shtetet i trajtojnë mirë bashkësitë etnike. Shteti serb gjithmonë ka pasur trajtim të rëndësishëm ndaj bashkësisë maqedonase në Serbi", deklaroi kryetari Veljanoski pas takimit me kolegun e tij serb, z.Nebojsha Stefanoviq.
 
Sipas tij, vizitat në Maqedoni të Presidentit të Serbisë, z.Tomislla Nikoliq dhe kryeministrit, z.Ivica Daçiq, flasin për marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet të dy shteteve. Kryetari Veljanoski e lajmëroi konferencën e majit në nivel të kryetarëve të parlamenteve në kuadër të PBEJL në Ohër.
 
Kryetari i Parlamentit të Serbisë, z.Nebojsha Stefanoviq, theksoi se Serbia dhe Maqedonia janë të përgatitur për fillimin e negociatave për hyrje në BE dhe u pajtua me z.Veljanoski se duhet të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik ndërmjet të dy vendeve.
 
"Shumë tema janë të përbashkëta për të dy vendet. Të dy vendet arritën standarde të caktuara dhe i përmbushën kriteret e Kopenhagës dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe shpresojnë të fillojnë me negociatat me BE-në. Ai lloj i inkurajimit dhe hyrja në BE do të jenë të rëndësishme jo vetëm në aspektin politik, por edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm ekonomik, për të cilin gjithashtu patëm rastin të flasim", deklaroi Stefanoviq. 
 
Sa i përket bashkëpunimit parlamentar, janë formuar grupe për miqësi të cilat do të bashkëpunojnë dhe do të kontribuojnë që të dy vendet kenë bashkëpunim të suksesshëm. 
 
Mendoj se kjo vizitë do të japë ndihmesë për përforcimin e miqësisë së mirë tradicionale ndërmjet të dy shteteve dhe të hapë lloj të ri bashkëpunimi bilateral dhe rajonal. Të dy shtetet janë përkushtuar në përforcimin e bashkëpunimit rajonal i cili do të mundësojë të kemi dobi nga Bashkimi Evropian, por edhe nga shtete tjera nga rajoni ynë", nënvizoi kryetari i Parlamentit të Serbisë.
 
Në takimin është hapur temë edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy vendeve, por edhe për përforcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik, i cili do të mundësojë plasman të prodhimeve maqedonase dhe serbe në tregjet e tretë dhe zmadhim të vëllimit të këmbimit tregtar ndërmjet të dy vendeve. 

Në takimin e kryetarit Veljanoski me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë, z.Daçiq, bashkëbiseduesit këmbyen mendime për çështjet aktuale të cilat i tangojnë të dy shtetet, për marrëdhëniet të cilat edhe pse janë në nivel të lartë, duhet në mënyrë plotësuese të kultivohen dhe avancohet, veçanërisht në sferën e ekonomisë dhe bashkëpunimit të komunitetit të biznesit. Të dy bashkëbiseduesit potencuan se njësia e përbashkët e të dy qeverive e planifikuar për muajin maj është e mundësi e shkëlqyeshme që të vihen në tryezë të gjitha çështjet e hapura.

Në përbërje të delegacionit të Kuvendit, është edhe kryetari i Grupit parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë, z.Dragisha Miletiq dhe anëtarët e Grupit, deputetët: Kosana Nikoliq-Mazneva, Ivan Stoilkoviq dhe Tanja Tomiq.
 
Në takimet në Beograd ishin të pranishëm edhe Mile Spiroski, Maqedonasi i parë i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë. Spirovski është pjesë e përbërjes së fundit parlamentare të Parlamentit të Serbisë, i zgjedhur në maj vitin e kaluar dhe është anëtar i Partisë Demokratike të Maqedonasve në Serbi.
 
Nesër z.Veljanoski do të takohet me Presidentin e Serbisë, z.Tomisllav Nikoliq.

Click