Udhëheqja parlamentare



E hënë, 27 maj 2013, Ohër

TAKIMET BILATERALE TË KRYETARIT VELJANOSKI NË  KONFERENCEN E 10-TË NË NIVEL TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË PBEJL

Në Konferencën e 10-të  të kryetarëve të parlamenteve të PBEJL-së, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, u takua me kryetarin e Parlamentit Nacional të Republikës së Bulgarisë z. Mihail Mikov. Në takimin, të dy palët diskutuan për përmirësimin dhe kultivimin e marrëdhënieve të mirë fqinjësore. 

Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë dëshiron ta vazhdojë kontinuitetin e takimeve të nivelit më të lartë shtetëror dhe në nivel të përfaqësuesve të institucioneve, me qëllim zmadhimin e respektit dhe përkrahjes së ndërsjellë. Në këtë drejtim, pritet që në të ardhmen të realizohen takime të ndërsjella. 

Në takimin u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe për ndërtimin e Korridorit 8, që është veçanërisht i rëndësishëm për të dyja vendet, por edhe për gjithë rajonin. 

U iniciua që kryetarët e parlamenteve të Republikës së Maqedonisë, Bulgarisë, Shqipërisë dhe Italisë, bashkërisht t'i adresohen Kryetarit të Parlamentit Evropian që Korridori 8 të hyjë në projeksionet financiare afatmesme 2014-2020 të Bashkimit Evropian. 

Kryetari i Parlamentit Nacional të Republikës së Bulgarisë, z. Mikov, theksoi përkrahjen e Republikës së Bulgarisë në realizimin e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.  

Kryetari Veljanoski, gjithashtu, realizoi takim bilateral me kryetarin e Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, z. Xhemil Çiçek. 

Në takimin e përzemërt ndërmjet të dy kryetarëve u theksua se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Turqisë kanë bashkëpunim të rregullt dhe të suksesshëm veçanërisht ndërmjet parlamenteve të të dyja shteteve. 

Ai gjithashtu shprehu edhe kënaqësi nga marrëdhëniet politike maqedonase-turke, që janë në nivel më të lartë dhe karakterizohen me frymën e miqësisë tradicionale, mirëkuptimit të ndërsjellë, tolerancës dhe bashkëpunimit aktiv. 

Kryetari Veljanoski u falënderua për pjesëmarrjen e delegacionit turk në Konferencën dhe nënvizoi se nga ajo do të dalin shumë konkluzione pozitive të cilat do të jenë shumë të rëndësishme për gjithë rajonin dhe më gjerë. Ndër të tjerash, si temë diskutimi ndërmjet bashkëbiseduesve, u shtjellua edhe çështja e bashkëpunimit ekonomik dhe llojet tjera të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe rajonal.  

Në Konferencën e 10-të  të kryetarëve të parlamenteve të PBEJL-it, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, u takua edhe me zëvendëskryesuesin e Dhomës së Përfaqësuesve të Bosnjë e Hercegovinës z.  Millorad Zhivkoviq. 

Në këtë takim, të dyja palët ishin të mendimit se bashkëpunimi parlamentar në periudhën e kaluar nuk është në nivelin e dëshiruar dhe se një kohë të gjatë nuk janë realizuar takime të nivelit të lartë. Në këtë drejtim, u morën vesh për realizim të vizitave të ardhshme të ndërsjella zyrtare. 

Zëvendëskryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve të Bosnjë e Hercegovinës z. Millorad Zhuvkoviq, në takimin informoi për rrethanat e brendshme në Bosnjë e Hercegovinën dhe për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në procesin eurointegrues.

Click