Udhëheqja parlamentare



E premte, 8 shkurt 2013, Uashington

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI DHE DEPUTETËVE SPASENOVSKI DHE GJORÇEV ME DIASPORËN E BASHKUAR MAQEDONASE DHE KËSHILLIN NACIONAL SHQIPTARO-AMERIKAN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, u takua me kryetarin Meto Kollovski dhe anëtarët e udhëheqësisë së Diasporës së Bashkuar Maqedonase. 

Në takimin e përzemërt u shtjelluan disa tema. Përfaqësuesit e DBM-së u interesuan për diskutimet e kryetarit në Kombet e Bashkuara, për takimet e realizuara të kryetarit në Uashington, ngjarjet aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, për dinamikën e procesit për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë. 

Gjithashtu, në takimin, ato përsëri e riafirmuan idenë e tyre për futjen e Ministrisë së Diasporës në Republikën e Maqedonisë. Informuan edhe për bashkëpunimin e mirë të cilin e realizojnë me deputetët që e përfaqësojnë diasporën maqedonase dhe për aktivitet e tyre rrjedhëse dhe të ardhme. 

Në takimin disaorësh u diskutua edhe për çështje që e tangojnë diasporën dhe të cilat janë mirë të organizuar, por edhe për çështje për të cilat nevojiten përpjekje plotësuese për implementimin e tyre më të suksesshëm, si nga ana e udhëheqësisë së diasporës, ashtu edhe nga ana e institucioneve në Republikën e Maqedonisë. 

U dha konstatim i përbashkët se ka nevojë për futjen e aktiviteteve dhe masave për zmadhimin e interesit të emigrantëve me të drejtë vote, për nxjerrjen e pasaportave për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. 

Në takimin me DBM-në morën pjesë edhe deputetët: Aleksandar Spasenovski dhe Vlladimir Gjorçev.

Kryetari Veljanoski dhe deputetët Spasenovski dhe Gjorçev, bashkë me ministrin e Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë, z.Valjon Saraqini, u takuan me z.Avni Mustafaj, kryetar i Këshillit Nacional Shqiptaro-Amerikan. 

Në takimin u diskutua për më shumë çështje me interes të ndërsjellë. Z.Mustafaj potencoi se pozita e Republikës së Maqedonisë në Uashington, në administratën dhe ndërmjet grupeve tink-tenk ka përkrahje të fuqishme.  

Në këtë takim u fol edhe për proceset euroatlantike, për Marrëveshjen kornizë, ndërsa në veçanti u theksua nevoja për integrimin në procesin arsimor, përkatësisht për përzierjen e gjeneratës më të re, që të mos ketë segregacion, për çështjet lidhur me gjendjet aktuale të Ballkanit, si dhe për rëndësinë e tërheqjes së investimeve të huaja në çdo pjesë të Republikës së Maqedonisë. 

Lidhur me kontestin me Greqinë, z.Mustafaj potencoi se është e logjikshme çdo vend të angazhohet që fqinji i tij të integrohet në strukturat e NATO-s, për stabilitet dhe siguri, si dhe për stabilitetin e rajonit. 

Kryetari Veljanoski u interesua për aktivitetet e Këshillit, me ç'rast aktivistët e Këshillit e informuan për projektet lidhur me forcimin e pozitës së femrës në shoqëri dhe për projekte tjera. 

Në fund të takimit, z.Mustafaj theksoi se organizata e tyre qëndron në dispozicion nëse në cilëndo mënyrë mund të ndihmojë dhe kontribuojë për zhvillim të mëtutjeshëm për Republikën e Maqedonisë. 

Click