Udhëheqja parlamentare



E hënë, 8 korrik 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË PARLAMENTIT TË HOLANDËS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, shprehu falënderim nga vizita e Delegacionit të Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës dhe njëkohësisht u falënderua për përkrahjen të cilën Republika e Maqedonisë në vazhdimësi e merr nga një mik siç është Holanda në lidhje me integrimin euroatlantik.

Kryetari Veljanoski i informoi bashkëfolësit për ngjarjet politike aktuale në Republikën e Maqedonisë, si dhe për përkushtimin e madh të Republikës së Maqedonisë në rrugën e anëtarësimit në BE dhe NATO, interesimin e madh të qytetarëve për integrimin e shtetit dhe reformat e shumta të cilat Republika e Maqedonisë i ka realizuar në vitet e fundit. 

Ai potencoi se pavarësisht statusit shumëvjeçar të kandidatit dhe mosmarrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe mosmarrjes së anëtarësimit në NATO, Republika e Maqedonisë do të vazhdojë t'i realizojë reformat dhe obligimet e nevojshme, para se gjithash për qytetarët e tyre, e pastaj që me marrjen e anëtarësimit të jetë më konkurrente edhe politikisht edhe ekonomikisht. 

Anëtarët e Delegacionit të Parlamentit të Holandës potencuan se rrallë udhëtojnë në shtete tjera, por interesi për vizitë në Republikën e Maqedonisë ka qenë i madh dhe shprehën bindje se nuk kanë gabuar në vlerësimin se cilin shtet ta zgjedhin për vizitë. 

Kryetari Veljanoski dhe deputetët nga Parlamenti i Holandës këmbyen mendime edhe për rëndësinë e sundimit të së drejtës, për lirinë e të shprehurit, për mediat. 

Kryetari Velanoski i informoi mysafirët edhe për ngjarjet nga fundi i vitit të kaluar, për zgjedhjet e mbajtura lokale, dhe rezultatin prej tyre, si dhe për normalizimin e gjendjes politike dhe pritjen e rekomandimeve dhe referencave nga komisioni i formuar, të cilat do të kontribuojnë për mospërsëritjen e tyre.
 
 

Click