Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 8 maj 2013, Dublin, Irlandë

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYESUESIN E DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE TË IRLANDËS, Z. SHON BERET

Në takimin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, shprehu kënaqësi për mikpritjen dhe takimin që mundësoi këmbim të sinqertë informatash dhe mendimesh për çështjet eurointegruese, për çështjet bilaterale dhe çështjet tjera në funksion të avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dyja vendeve. 

Kryesuesi i Dhomës së përfaqësuesve të Irlandës, z. Shon Beret, theksoi se vendet e vogla, si Irlanda, kanë problem në gjetjen e aleatëve, një gjë e tillë ndodh edhe me Republikën e Maqedonisë. 

Ai potencoi përkrahjen e Irlandës ndaj Republikës së Maqedonisë, por prapëseprapë shprehu keqardhje që Irlanda nuk ka mundur të ketë ndikim mbi vendimet e vendeve tjera. 

Kryesuesi i Dhomës së përfaqësuesve, z. Beret, nënvizoi se nuk ka pengesa nga ana e tyre që Republika e Maqedonisë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.  

Kryetari Veljanoski potencoi se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Irlandës janë miqësore, pa praninë e çështjeve të hapura dhe karakterizohen me dinamikë më të madhe, me ç'rast iu falënderua Irlandës e cila në komunikimin bilateral na drejtohet me emrin kushtetues. 

Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Irlandës në kontekst të përafrimit të Maqedonisë drejt BE-së. Ai shprehu kënaqësi për qëndrimin pozitiv dhe prinicipiel në lidhje me zgjerimin e BE-së, si dhe për përkushtimin dhe përkrahjen e plotë të Maqedonisë që të finalizojë një proces, pikërisht në Dublin, ku gjatë kryesimit paraprak me BE-në në gjysmë vjetorin e parë të vitit 2004, u dorëzua aplikacion për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE.  

Kryetari Veljanoski theksoi se kjo është në interes edhe të Greqisë që sa më shpejtë të zgjidhet çështja e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit,

Kryetari vlejanoski potencoi nevojën për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të thelluar parlamentar dhe për shfrytëzimin e mundësive që i ofron diplomacia parlamentare. 

Në fund të takimit, kryetari Veljanoski i dërgoi ftesë nikoqirit të tij për vizitë kthyese në Republikën e Maqedonisë.

Click