Udhëheqja parlamentare



E martë, 10 shtator 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E POLONISË, Z. BRONISLLAV KOMOROVSKI

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski u takua me kryetarin e Polonisë, z. Bronisllav Komorovski. Në takimin, kryetari Veljanoski e njoftoi bashkëfolësin e tij me gjendjet politike aktuale në shtetin dhe me zgjedhjet lokale të realizuara suksesshëm. 

Në takimin, kryetari Veljanoski shprehu falënderim dhe kënaqësi për përkrahjen e vazhdueshme të Polonisë ndaj Maqedonisë. Lidhur me procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë, z. Veljanoski theksoi se kohërat e stuhishme në Ballkan tashmë kanë kaluar dhe qytetarët e rajonit janë të fokusuar në ardhmërinë dhe perspektivën evropiane. Gjatë bisedimeve, kryetari Veljanoski, gjithashtu, potencoi se integrimi i gjithë rajonit do të jetë faktor i rëndësishëm për stabilizimin e Evropës, duke nënvizuar se Republika e Maqedonisë i realizon të gjitha reformat e nevojshme, edhe përmes dhomës legjislativë dhe në tërësi.

Kryetari Komorovski theksoi se Polonia vazhdimisht e përkrah procesin e zgjerimit të BE-së, veçanërisht procesin e zgjerimit që e përfshin Ballkanin. Politikanët dhe qytetarët e Polonisë e dinë sa është i ndërlikuar procesi integrues, si dhe reformat në atë drejtim, dhe që këtu i uron kryetarit të Kuvendit, z. Veljanoski, për reformat e realizuara deri më tani në drejtim të procesit eurointegrues, duke theksuar se roli i parlamentit është kryesor në çdo shtet demokratik dhe në procesin e integrimit të shtetit.

Në takimin, gjithashtu, u diskutua edhe për bashkëpunimin në sferën e bujqësisë, ku Republika e Polonisë është e përgatitur t'i ndajë përvojat e saj, veçanërisht sepse pas aderimit të Polonisë në BE, përfitimet më të mëdha ndjehen pikërisht në mjediset rurale, ndërsa prodhimet e saj janë gjerësisht të përfaqësuara në tregjet evropiane. 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet parlamentare janë në nivel të kënaqshëm, por se duhet të avancohen dhe realizohen në nivel më të lartë, për të cilën të dyja palët shprehën bindje se do të ndodhë në një të ardhme të afërt. 

Click