Udhëheqja parlamentare



E hënë, 10 qershor 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS, Z. ZHAN KLLOD MINJON

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, duke shprehur kënaqësi për takimin, theksoi se përmbushja e detyrimeve dhe përpjekjet e Këshillit të Evropës janë me rëndësi esenciale për krijimin e shoqërisë demokratike.  Rekomandimet e Këshillit të Evropës për Republikën e Maqedonisë, gjithmonë janë pasqyrë e rekomandimeve për zhvillimin e mëtutjeshëm demokratik dhe Republika e Maqedonisë gjithmonë u kushton vëmendje të madhe këtyre rekomandimeve. 

Në takimin u diskutua për zgjedhjet e paradokohshme lokale, për të cilat kryetari Veljanoski theksoi se zgjedhjet lokale u organizuan në mënyrë të drejtë dhe demokratike, ku qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre të lirë dhe kanë zgjedhur se kush do t'i përfaqësojë organet e pushtetit lokal. 

Bashkëfolësi, z. Minjon në këtë drejtim theksoi se edhe ai pozitivisht e vlerëson mbajtjen e zgjedhjeve lokale që sipas vlerësimit të tij kanë kaluar pa kurrfarë problemi, që Republikës së Maqedonisë i sjell vlerësim pozitiv në Raportin për progresin. 

Kryetari Veljanoski në vazhdimin e takimit potencoi se pikërisht Këshilli i Evropës ishte organizata përmes së cilës filloi integrimi evropian dhe euroatlantik i Republikës së Maqedonisë -në vitin 1993 me statusin e mysafirit special të Kuvendit dhe pastaj nga nëntori i vitit 1995 si anëtar i plotfuqishëm. Në vitin 2010, shtoi kryetari Veljanoski, me kryesimin e parë me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës, Republika e Maqedonisë tregoi se është e përgatitur dhe se ka kapacitet në mënyrë aktive të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve me të cilat ballafaqohet Këshilli i Evropës, duke i përfaqësuar interesat e 800 milionë qytetarëve evropianë. Me këtë vlerësim plotësisht pajtohet z.Minjon i cili e potencoi nivelin e lartë diplomatik në të cilin është zhvilluar kryesimi nga Republika e Maqedonisë.

Nga ana e tij, kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z.  Minon, theksoi se mekanizmat dhe instrumentet e Këshillit të Evropës lidhur me implementimin e konventave dhe kartave, veçanërisht procedura monitoruese në lidhje me detyrimet e ndërmarrë gjatë pranimit, kanë dhënë rezultat, dhe se është arritur progres i dukshëm në lidhje me detyrimet e ndërmarrë për pranimin e anëtarësimit.  

Në takimin, përveç zgjedhjeve të suksesshme tashmë të përfunduara, u diskutua edhe për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe për gjendjet politike aktuale. Në takimin u diskutua edhe për kontestin e emrit të Republikës së Maqedonisë të imponuar nga fqinji jugor, për të cilin kryetari Veljanoski theksoi se është çështje identiteti, çështje me rëndësi ekzistenciale për çdo njeri dhe popull.  

Të dyja palët në fund shprehën kënaqësi nga takimi dhe shpresuan se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë, si dhe shprehën bindje se Republika e Maqedonisë në një të ardhme të afërt do ta finalizojë dialogun postmonitorues me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.  
 

Click