Udhëheqja parlamentare



E hënë, 8 korrik 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. ENDRU ELLSBERI, DEPUTET NGA VIKTORIA, KOMENUELTHI AUSTRIALIAN

Deputeti australian, z. Endri Ellsberi, shprehu kënaqësi që pati mundësi ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, si dhe të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski.

Të dyja palët këmbyen mendime për rëndësinë dhe kontributin të cilin komuniteti maqedonas ia jep Australisë dhe konstatuan se për komunitetin maqedonas në Australi të gjithë flasin me pietet, por edhe se komuniteti është i kënaqur nga qëndrimi që e ka shteti ndaj tij.

Bashkëfolësit u përqendruan edhe në rëndësinë për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja shteteve, veçanërisht në aspektin e investimit të kompanive australiane në Republikën e Maqedonisë.

Deputeti Ellsberi shprehu bindje se me kënaqësi të madhe do të vazhdojë të angazhohet për komunitetin maqedonas në Australi dhe se me një pjesë e kolegëve të tyre do të punojë në pranimin e Republikës së Maqedonisë me emrin kushtetues, ku si rrethanë lehtësuese e sheh pranimin e komunitetit maqedonas si Maqedonas.

Gjatë takimit, deputeti australian u mahnit nga pasuria dhe historia e lashtë e Maqedonisë, nga trashëgimia kulturore dhe pasuria natyrore të cilën ka mundur ta sheh gjatë vizitës në Ohër, nga lashtësia e tempujve të ortodoksisë dhe nga sasia e tyre.

Click