Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 16 tetor 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME NËNKRYETARIN E PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË POLONISË, Z. JEZHI VENDERLIH

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski u takua me nënkryetarin e parlamentit të Republikës së Polonisë, z. Jezhi Venderlih. 

Në takimin, kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi dhe falënderim për përkrahjen e vazhdueshme dhe principiele të Polonisë ndaj Maqedonisë. Në takimin u diskutua edhe për gjendjet politike aktuale, si dhe për Raportin e Komisionit Evropian për progresin e shtetit drejt anëtarësimit në BE, i cili zyrtarisht duhet të dorëzohet sot.

Në takimin, kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë ka qëllime dhe prioritete të qarta për anëtarësim në BE dhe NATO. Ai potencoi se Republika e Maqedonisë është e përgatitur dhe i përmbush të gjitha kushtet, por fatkeqësisht, për shkak të kontestit të imponuar nga fqinji jugor ende nuk është pjesë e këtyre dy familjeve. Ai shtoi se reformat bëhen para se gjithash për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe për progresin ekonomik, që do të tërheq numër të madh të investimeve të huaja nga kompanitë e mëdha botërore. 

Nënkryetari Venderlih pohoi se Polonia vazhdimisht e përkrah Republikën e Maqedonisë dhe e përdor emrin kushtetues që nga viti 2005 dhe potencoi se të dyja shtetet kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme miqësore, dhe Polonia edhe më tutje do ta përkrahë integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë.  Mysafiri u përqendrua edhe në përvojën dhe fillimet e procesit integrues të Polonisë i cili ka qenë i vështirë, por ka rezultuar me sukses. 

Click