Udhëheqja parlamentare



E premte, 11 janar 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. LLUK SIMPKINS, DEPUTET FEDERAL I AUSTRALISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, duke shprehur kënaqësi për takimin, theksoi përshtypjet e tij pozitive nga vizita zyrtare në Australi.  Kryetari Veljanoski theksoi se takimet do t'i përmirësojnë marrëdhëniet bilaterale, si dhe bashkëpunimin parlamentar me Australinë, të cilat në vazhdimësi shënojnë progres.

I dërguari, z.Simpkins, theksoi se është i entuziazmuar nga progresi dhe modernizimi i Kryeqytetit, dhe se ky është indikator i mirë për stabilitetin ekonomik. 

Ai tregoi interes edhe për aspirimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe ushqeu shpresë se bisedimet me ndërmjetësuesin Nimic do të jenë të frytshme.

Në takimin u diskutua edhe për komunitetin maqedonas që jeton në Australi, për të cilin z.Simpkins nënvizoi se ka kontribut në jetën shoqërore dhe sociale të Australisë.  Ai shtoi se elektoratin e tij e përbëjnë më shumë se 1000 votues maqedonas. 

Të dy palët këmbyen mendime rreth zgjedhjeve të ardhshme në Republikën e Maqedonisë, si dhe për zgjedhjet në Australi.
Në takimin, gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Australisë. 

Në diskutimin në veçanti u theksua zhvillimi i xehetarisë dhe gërmimi i lëndëve të para minerale në Republikën e Maqedonisë, meqë ekziston interesim i madh nga ana e kompanive të Australisë Perëndimore të cilat mund të investojnë në këtë sferë.


 

Click