Udhëheqja parlamentare



E martë, 5 mars 2013, Indi

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z.MOHAMAD HAMID ANSARI DHE ZNJ.PRINIT KOR

Në kuadër të vizitës zyrtare treditore në Indi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, sot realizoi takim me nënkryetarin e Indisë, z.Mohamad Hamid Ansari, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Dhomës së Lartë të Parlamentit Indian (Raxha Saba). Në takimin morën pjesë 12 senatorë të Dhomës së Lartë të Parlamentit Indian. 

Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski shprehu falënderim të veçantë që e udhëheq delegacionin e parë zyrtar të nivelit të lartë në Indi dhe që mikpritja e nikoqirit është e nivelit të lartë. Ai potencoi se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Indisë shënojnë progres të vazhdueshëm, zhvillohen në frymën e miqësisë, mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjellë

Në drejtim të avancimit të marrëdhënieve miqësore, z.Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë e përkrah plotësisht anëtarësimin e Indisë në institutet ndërkombëtare dhe kandidaturën e Indisë për anëtarësim në Këshillin e Sigurisë së KB-së. 

Të dy folësit shprehën dëshirë për avancimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. 

Kryetari Veljanoski e përshëndeti qëndrimin principiel të Indisë lidhur me përdorimin e emrit kushtetues në komunikimin bilateral, me shpresë se së shpejti do të pranohet zyrtarisht Republika e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues. 

Ai gjithashtu theksoi se bashkëpunimi parlamentar duhet të intensifikohet përmes vizitave reciproke të delegacioneve parlamentare. 

Nga vizita e sotme, kënaqësi të madhe shfaqi edhe nënkryetari i Indisë, z.Mohamed Hamid Ansari, duke nënvizuar rëndësinë e madhe e kësaj vizite të nivelit më të lartë shtetëror.  

Senatorët shtruan shumë pyetje lidhur me zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimet, bashkëpunimin kulturor, pjesëmarrjen e grave në parlament edhe në nivel lokal dhe në sfera tjera me interes të ndërsjellë. 

U apostrofua edhe rëndësia e veprës më të madhe misionare të Nënë Terezës si ind lidhës që i lidh të dy shtetet. 

Në debatin me senatorët që u hap pas temave të cekur, morën pjesë aktive deputetët:  znj.Sillvana Boneva dhe znj.Ermira Mehmeti.  

Delegacioni i udhëhequr nga kryetari Veljanoski, pasdite u takua me ministren shtetërore e Punëve të Jashtme, znj.Prinit Kor, e cila shprehu kënaqësi të veçantë që në Indi vjen delegacion i nivelit më të lartë shtetëror pas vizitës së saj të paradokohshme në Republikën e Maqedonisë.  

Në takimin u diskutua për bashkëpunimin dhe përkrahjen e ndërsjellë në nivel ndërkombëtar, veçanërisht në Kombet e Bashkuara. 

Ministrja Shtetërore Prinit shfaqi interes të veçantë për bashkëpunimin e ndërsjellë ekonomik dhe për investimet të cilat mund të priten në periudhën e ardhshme, për përfaqësimin e grave në politikë. 

Kryetari Veljanoski u përqendrua në zhvillimin e proceseve eurointegruese nëpërmjet të cilave kalon Republika e Maqedonisë, ndërsa në vazhdim e potencoi rëndësinë e madhe e diplomacisë parlamentare në ndërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik bilateral ndërmjet të dy shteteve duke marrë parasysh dinamikën e rritjes ekonomike të Indisë dhe rëndësinë e Indisë edhe në korniza botërore por edhe si partner strategjik i BE-së.

Delegacioni i Kuvendit i udhëhequr nga kryetari Veljanoski vendosi kurorë me lule në Qendrën Përkujtimore në Mahatma Gandi. 

Click