Udhëheqja parlamentare



E enjte, 14 shkurt 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME ANËTARIN E NËNKOMITETIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT TË PARLAMENTIT EVROPIAN, Z.RIÇARD HOVIT 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, në fillim të takimit i dëshiroi mirëseardhje z.Riçard Hovit, duke shprehur njëkohësisht falënderim për përkrahjen që ia jep Republikës së Maqedonisë në procesin eurointegrues, me ç'rast potencoi se raportet të cilat z.Hovit i përgatit për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian janë objektive, principiele, integrale dhe në favor të integrimit më të shpejtë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian

Qëllimi i diskutimeve ishte si të arrihet progres të mëtutjeshëm në procesin eurointegrues dhe si të tejkalohen sfidat me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë.

Duk u angazhuar për tejkalimin e dallimeve politike dhe për punën e përbashkët të subjekteve politike relevante lidhur me çështjet strategjike për Republikën e Maqedonisë, kryetari Veljanoski potencoi se vullneti politik i të gjitha subjekteve duhet të jetë i qartë në mënyrë që të merren hapa të përbashkëta për progresin e vendit.

Në takimin u diskutua edhe për disa çështje lidhur me kompetencat e Nënkomitetit për të Drejtat e Njeriut të Parlamentit Evropian dhe lidhur me ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në fund të vitit të kaluar.

Në këtë kontekst, në fund të takimit, kryetari i Kuvendit, z.Veljanoski, i propozoi z.Hovit, që ta vizitojë Sallën plenare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i shoqëruar nga shërbimi profesional i Kuvendit.

Click