Udhëheqja parlamentare



E martë, 15 janar 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z.STEFANO SANINO

Në takimin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, e informoi drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, z. Stefano Sanino, me ngjarjet e pakëndshme që ndodhën më 24 dhjetor, si dhe me faktet, rrethanat dhe ndodhitë para ngjarjeve të fundit

Njëkohësisht, kryetari Veljanoski propozoi drejtime dhe masa për përforcimin e kapacitetit parlamentar, për kthimin e mirëbesimit, për funksionimin e pandërprerë të Kuvendit në përbërje të plotë, me qëllim tejkalimin e mospajtimeve politike dhe përforcimin e kapacitetit të përgjithshëm, të përbashkët dhe reformues të Republikës së Maqedonisë në procesin eurointegrues. 

 


 

Click