Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 13 shkurt 2013

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DELEGACIONIN E EURODEPUTETËVE, PËRFAQËSUES TË PARTISË POPULLORE EVROPIANE, NË KRYE ME NËNKRYETAREN ZNJ.KORIN VORTMAN KOOL

Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski u dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve të Partisë Popullore Evropiane dhe i informoi për gjendjen e përgjithshme politike në Republikën e Maqedonisë. 

Kryetari Veljanoski theksoi se është i fokusuar në shumë çështje, ndër të cilat më të rëndësishme janë procesi i integrimit euroatlantik, si dhe implementimi konsekuent i ligjeve dhe reformave. 

Ai gjithashtu theksoi se Republika e Maqedonisë tre vjet me radhë merr rekomandim nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, njëkohësisht duke potencuar se Republika e Maqedonisë do të bëjë përpjekje të mëdha për realizimin e qëllimeve strategjike, gjegjësisht për integrimin e saj të plotë në BE dhe NATO, para së gjithash për zgjidhjen e kontestit me Greqinë. 

Në këtë aspekt, kryetari Veljanoski u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve të Partisë Popullore Evropiane që të veprojnë në kuadër të mundësive të tyre për integrimin sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë.

Kryetari Veljanoski gjithashtu i informoi përfaqësuesit e Partisë Popullore Evropiane mbi ngjarjet e vitit të kaluar, si dhe mbi rrethanat dhe ngjarjet para ngjarjeve të fundit.  Ai përmendi se në mandatit e tij pesëvjeçar opozita ka bojkotuar punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë tre herë. 

Duke shprehur falënderim dhe kënaqësi për vizitën në Republikën e Maqedonisë, znj.Korin Vortman Kool nënvizoi se ka progres në reformat e realizuara dhe se Republika e Maqedonisë duhet të merr përkrahje nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. 

Ajo gjithashtu theksoi se ka mendim pozitiv për përfshirjen e të rinjve në të gjitha rrjedhat shoqërore në shtetin dhe shprehu dëshirë për zgjidhjen sa më të shpejtë të kontestit bilateral me Greqinë, si rezultat i së cilës do të hapet edhe rruga e Republikës së Maqedonisë për inkuadrim në familjen evropiane. 

Click