Udhëheqja parlamentare



E enjte, 7 shkurt 2013

Takimet e kryetarit Veljanoski në Uashington

Në ditën e parë të qëndrimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në Uashington, u realizuan më shumë takime me kongresistë, senatorë dhe kryetarë të fondacioneve dhe organizatave ndërkombëtare.

Në takimin me kongresistin Dejvid Prajs, kryetar i Komisionit për Përkrahjen e Demokracisë, kryetari Veljanoski theksoi bashkëpunimin e suksesshëm të cilin Komisioni e realizoi me Kuvendin. 

Kryetari Veljanoski informoi për hapat përfundimtare për finalizimin e projektit - Instituti parlamentar në Kuvendin i cili duhet të sigurojë analizë dhe asistencë profesionale në përgatitjen e ligjeve që do të propozohen nga deputetët. 

Ai shprehu kënaqësi për zhvillimin e kapaciteteve parlamentare të Kuvendit në vitet e kaluara, me ç'rast u falënderua për ndihmën e cila shtatë vitet e kaluara iu ofrua Kuvendit nga ana e Komisionit për Përkrahjen e Demokracisë.   

Në fund të takimit, kongresisti Prajs, për mediat e dha këtë deklaratë: 

"Jam shumë i gëzuar që kisha mundësinë të takohem me kryetarin dhe t'i dëshiroj mirëseardhje në vendin tonë. Kemi partneritet që tashmë zgjat që shtatë vite me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Si demokraci kryesore në rajonin e Ballkanit, si vend demokratik për të cilin e dimë se mund të jetë dhe do të jetë shembull për vendet tjera në rajon. Konsiderojmë se ky është bashkëpunim intensiv dhe produktiv dhe me të vërtetë dëshirojmë që të kemi takime të llojit të tillë." 

Në takimin me kongresistin Piter Roskam, u diskutua për kontributin tonë në misionet paqësore të NATO-s, për bindjen se shumë shpejt ky kontribut i Republikës së Maqedonisë do të jetë si kontribut i vendit-anëtar i NATO-s. Gjithashtu shpresuan se për integrimin e Maqedonisë do të vlejnë rregullat e njëjta si për të gjithë vendet tjera. 

Kongresisti Roskam potencoi se të dy vendet duhet t'i ndajnë vlerat e përbashkëta ndërmjet tyre, si dhe lirinë, lirinë e të shprehurit, respektimin e religjioneve dhe kulturat të cilat duhet edhe t'i përfaqësojnë. 

Ai shprehu kënaqësi për realizimin e bashkëpunimit në nivel parlamentar dhe theksoi nevojën për kultivimin e vazhdueshëm të vlerave dhe trashëgimisë shpirtërore pa të cilët nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm në cilindo vend. Në këtë aspekt, kongresisti Roskam potencoi se duhet të mësojmë njëri prej tjetrit dhe vendet e mëdha mund të mësojnë nga vendet e vogla. 

Kryetari Veljanoski, nga ana e tij, theksoi se për zgjidhjen e çështjeve kontestuese është e domosdoshme të ketë vullnet nga të dy anët, si dhe qasje të hapur dhe të sinqertë.

Në takimin me kryetarin ndikues të Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Ed Rojs, u diskutua për më shumë çështje të cilët ishin në interes të SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë. 

Kryetari Veljanoki informoi se në Uashington vjen pas vizitës së sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z.Ban Ki Mun dhe kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme, z.Vuk Jeremiq. 

Kryetari Veljanoski potencoi rëndësinë e miqësisë strategjike ndërmjet të dy vendeve dhe përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Maqedonisë në misionet paqësore të NATO-s në Irak dhe Avganistan, duke potencuar se Maqedonia është në vendin e katërt sipas kontributit të ushtarëve në bazë të numrit të popullatës. 

Në takimin u diskutua për përpjekjet për tejkalimin e kontestit me Republikën e Greqisë, i cili gjatë kohë i pengon proceset integruese euroatlantike dhe progresin e shtetit. U prezantuan indikatorë për reformat të cilat Republika e Maqedonisë i bën në më shumë sfera, për nevojën për hyrje të përshpejtuar të investimeve të huaja dhe për investimet në Maqedonisë të cilët rrjedhin nga SHBA-ja.  

Kryetari Veljanoski theksoi nevojën për angazhim të vazhdueshëm të SHBA-së në rajonin deri në hyrjen e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, me qëllim që të sigurohet stabilitet dhe zhvillim afatgjatë.

Në takimin me kryetarin e NDI-së, z.Kenet Vollak, në të cilin ishte i pranishëm edhe drejtori rajonal për programet për Evropën qendrore dhe Evropën lindore, Robert Benxhamin, u diskutua për bashkëpunimin e suksesshëm shumëvjeçar ndërmjet Kuvendit dhe Institutit demokratik nacional. 

Në drejtim të bashkëpunimit të suksesshëm u këmbyen mendime edhe për finalizimin e projektit të fundit, në serinë e projekteve të përbashkëta - Instituti parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që pritet të fillojë me punë në gjysmë vjetorin e dytë vitit 2013 dhe të merr pjesë në vlerësimin e ndikimit të rregullativës. 

Kryetari i Kuvendit, z.Veljanoski, në vazhdimin e takimit, nënvizoi edhe ngjarjet e fundit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me ç'rast nikoqirit të tij ia theksoi mënyrat e mundshme për tejkalimin e sfidave aktuale, nevojën për tejkalimin e dallimeve dhe konflikteve dhe për benefitin që do ta ketë shteti si dhe krijimin e masave konkrete të mirëbesimit. 

Kryetari Veljanoski potencoi se Kuvendi në katër vitet e kaluara merr vlerësim pozitiv në Progres-raportet e BE-së, dhe se edhe NDI ka meritat e saj në ndërtimin e kapacitetit pozitiv parlamentar dhe se duhet të vazhdohet me zhvillimin e kapacitetit parlamentar. 

Duke iu falënderuar NDI-së për ndihmën e deritanishme të ofruar ndaj Kuvendit, Veljanoski theksoi transparencën e Kuvendit për bashkëpunim të mëtutjeshëm. 

Në takimin e kryetarit Veljanoski me kongresistin Frenk Vollf dhe ish-kongresistin Toni Holl, u diskutua për rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërnjerëzore, për vlerat të cilat përfaqësuesit e partive politike i bartin në Kongresin, për nevojën e bashkëpunimit të ndërsjellë të partive politike dhe anëtarëve të tyre pa marrë parasysh anët a kundërta dhe dallimet, për krizën e udhëheqjes  së përgjithshme dhe për nevojën e kthimit të udhëheqjes në politikën, përkatësisht për nevojën e personave që kanë integritet dhe autoritet si në disa kohëra të kaluara, gjithkund në botë. 

Të dy palët, si miq të mëdhenj të Republikës së Maqedonisë, të cilët kanë qëndruar disa herë në të, i dëshiruan zgjidhje më të shpejtë të të gjitha sfidave. Lidhur me kontestin me fqinjin tonë jugor, nga ana e tyre u pa dimension joracional i kontestit.

Në takimin e kryetari të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, me kryetarin e Fondacionit Heritixh, senatori Xhim DeMint, këmbeu mendime për rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në NATO, në aspekt të stabilitetit dhe sigurisë, jo vetëm për shtetin, por edhe për gjithë rajonin, si dhe për rëndësinë e tërheqjes së investimeve të huaja për avancimin ekonomik të shtetit, ndërsa si kusht për përmirësimin e jetesës së përgjithshme të qytetarëve.

Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për përkrahjen e fuqishme të cilën Republika e Maqedonisë vazhdimisht e merr nga Fondacioni Heritixh. Njëkohësisht potencoi se duhet të orientohemi drejt ardhmërisë, por nuk mund ta harrojmë historinë, si pjesë e rëndësishme e çdo individi.

Senatori Xhim DeMint shprehu bindje se është dinjitoze që vendet e mëdha të mësojnë nga vendet e vogla dhe në atë drejtim potencoi kënaqësinë personale nga hapat e marrë të guximshme dhe shumë të vendosur në ndërtimin Republikës së Maqedonisë. Ai shprehu bindjen se SHBA-ja edhe më tutje mbetet përkrahëse e fuqishme e Republikës së Maqedonisë, e cila njëkohësisht është e përgatitur që në mënyrë plotësuese ta përforcojë përkrahjen ndaj Maqedonisë. 

Click