Udhëheqja parlamentare



E shtunë, 7 shtator 2013

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E 8 SHTATORIT - DITA E PAVARËSISË 

Kryetar i nderuar i Republikës së Maqedonisë,
Kryetar i nderuar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,
Deputetë të nderuar të përbërjes së parë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,
Kolegë të nderuar deputetë, ministra, përfaqësues të bashkësive fetare,
Shkëlqesia juaj,
Zonja dhe zotërinj,

Çdo shënim i ri i 8 shtatorit është mundësi e jona, e përbashkët që t'i riafirmojmë vlerat e përbashkëta dhe mirëbesimin si bazë e çdo shteti bashkëkohor, çdo shoqërie të shëndoshë, çdo familje, në ndërtimin e ardhmërisë më të mirë. Tetë shtatori është edhe një mundësi për ngritjen dhe mbajtjen e moralit të kombit, për mbajtjen e unitetit dhe forcës të Maqedonisë. Kjo është dita në të cilën përsëri e riafirmojmë lojalitetin ndaj shtetit tonë. Tetë shtatori është dita e cila na bashkon të gjithë ne nën diellin e Maqedonisë!

Të nderuar të pranishëm,

Edhe në këtë rast dëshiroj që edhe njëherë t'u falënderohem qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët në një kohë me trazira të shpërbërjes së ish Jugosllavisë më 8 shtator 1991 dolën me referendum dhe me shumicë të madhe u përcaktuan për shtet të pavarur, të bazuar në të dy Ilindenat. Në këtë rast edhe njëherë shpreh falënderim ndaj deputetëve të përbërjes së parë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Qeverisë së parë të Republikës së Maqedonisë, si dhe ndaj kryetarit të parë të Republikës së Maqedonisë. Sot, përkujtojmë me respekt të gjithë ato të cilët me jetën dhe veprën e tyre dhanë mund për Maqedoninë.

Të gjithë pajtohemi se referendumi i 8 shtatorit 1991 është fitorja jonë më e madhe bashkëkohore. Në 22 vitet e kaluara fitoret i vlerësonim përmes asaj, Vallë realizuam reforma të suksesshme dhe a futëm standarde demokratike? Fitoret i vlerësonim përmes standardit të ngritur të jetesës, përmes gjeneratave të reja të arsimuara dhe përmes progresit ekonomik në tërësi. 

Jepen përgjigje të ndryshme në pyetjen, Vallë patëm sukses në atë dhe kush sa ka kontribuar ose ka penguar në atë drejtim. Dhe vazhdimisht do të jepen përgjigje të ndryshme. Kjo është e natyrshme në një shoqëri pluraliste dhe demokratike. Pas një kohe, kur do të ketë distancë të mjaftueshme, do të qartësohet edhe kjo pyetje, gjegjësisht kjo çështje. Kështu edhe duhet, gjeneratat tjera duhet të tregojnë për ne!

Por, tani të nderuar derisa zgjasin këto dallime ditore të mendimeve dhe konflikteve politike, ka një substancë e cila është e brendshme, imanente dhe që na lidh të gjithë ne. Ka një lidhje e cila na bën të barabartë, dhe e cila kërkon nga ne unitet. Ajo, të nderuar të pranishëm është interesi shtetëror, interesi i kombit, ajo është Maqedonia!  Ato janë gjeneratat e ardhshme. 

Që të kemi sukses në mbrojtjen dhe ndërtimin e interesave shtetërore, duhet doemos ta respektojmë bazën e çdo fitoreje përmes unitetit! Ky është bashkimi! Në mënyrë që bashkimi të jetë i qëndrueshëm dhe efektiv, duhet doemos të ketë mirëbesim! Nuk ka përparim pa mirëbesim, ky është ind lidhës në komunitetin, ky është substancë e cila i bën punët të mundshme, edhe në ekonomi edhe në shoqëri, dhe në çdo familje!  Bashkimi ynë është fitorja jonë! Mirëbesimi është fitorja jonë!

Të nderuar miq,

Si shoqëri multietnike, multikulturore dhe multikonfesionale krijuam kushte për barazi të plotë të të gjithë komuniteteve etnike për ruajtjen e identitetit të tyre. Besoj se sot, pa dallim se a jemi Maqedonas, Shqiptarë, Romë, Turq, Vllahë, Serbë, Boshnjakë, Republikën e Maqedonisë e ndjejmë si atdheun tonë.

Pavarësisht pengesave dhe bllokadave, Republika e Maqedonisë edhe më tutje në mënyrë aktive vazhdon të jetë faktor i stabilitetit dhe konstruktivitetit në rajon. Edhe për shkak neve, edhe për shkak eurointegrimeve këtu në dhomën legjislative dhe në tërësi vazhdojmë t'i bëjmë reformat dhe harmonizimet e duhura. Prandaj nevojitet që dallimet dhe konfliktet politike të radhiten në çështjet e rëndësishme shtetërore. Këtë e presin qytetarët prej neve. Ato nga ne presin harmoni dhe bashkëpunim. 

Zonja dhe zotërinj, 

Më lejoni që në fund, të gjithë juve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, t'ua uroj 8 Shtatorin.

Urime 8 Shtatorin!

Click