E mërkurë, 2 tetor 2013, Strasburg
TAKIMI BILATERAL I DELEGACIONIT MAQEDONAS ME DELEGACIONIN KANADEZ

Gjatë sesionit të vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që mbahet nga 30 shtatori deri me 4 tetor ne Strasburg, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga shefi i delegacionit, z. Aleksandar Nikolloski dhe anëtari i delegacionit, z. Igor Ivanovski, realizoi takim bilateral me delegacionin e Kanadasë, të udhëhequr nga deputetë z. Laurn Hovn dhe anëtarët z. Don Duson, z. Grant Miçel, z. Miçel Rivard, z. Ben Shipslli dhe z. Shon Kejsi.