Udhëheqja parlamentare

E premte, 10 tetor 2014

Java botërore e fëmijës

Në kuadër të shënimit vjetor të Javës botërore të fëmijës, sot një pjesë e fëmijëve dhe të punësuarve në kopshtin e fëmijëve "Rade Jovçevski - Korçagin" nga Shkupi, e vizituan Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe u takuan me kryetarin e Kuvendit, z. Trajko Veljanoski. 

Kryetari Veljanoski e mori markën tradicionale për shënimin e javës së fëmijës, e njëkohësisht i dëgjoi edhe të drejtat e fëmijëve dhe obligimet e tyre që dalin nga ato të drejta, të mësuar nga vizitorët e kopshtit të fëmijëve. 

 

Fëmijët u interesuan për Kuvendin dhe për punën e tij, ndërsa kryetarin e nderuan me një këngë të bukur fëmijësh. 

Kryetari Veljanoski para vizitorëve më të rinj në Kabinetin potencoi se pikërisht ato janë pasuria më e madhe e prindërve dhe shtetit. Se duhet t'i përkushtohen mësimit dhe diturisë, t'i duan dhe respektojnë prindërit, mësuesit dhe të afërmit, të jenë shëndosh e gjallë dhe të bëhen trashëgimtarë të cilët do ta udhëheqin shtetin në të ardhmen. 

 

Java botërore e fëmijës shënohet në korniza botërore, çdo vit në javën e parë të plotë në muajin tetor.  

Click