Udhëheqja parlamentare



E premte, 27 dhjetor 2013

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM PUNE ME KORIN DIPLOMATIK TË MAQEDONISË

Kryetari i Kuvendit të RM-së, z. Trajko Veljanoski, sot realizoi takim pune me shefat e përfaqësive dhe misioneve diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit. 

Në takimin ishte i pranishëm edhe kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z.  Antonio Milloshoski dhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini.

Kori diplomatik i Maqedonisë e informoi kryetarin Veljanoski si dhe dy deputetët për çështjet aktuale nga sfera e përfaqësimit diplomatik të Republikës së Maqedonisë dhe njëkohësisht këmbyen mendime për më shumë segmente të rëndësishme për ruajtjen e nivelit të mirë të bashkëpunimit parlamentar, thellimin dhe realizimin e këtij bashkëpunimi. 

Në fokusin e bisedimeve ishin edhe prioritetet dhe qëllimet strategjike të Republikës së Maqedonisë, anëtarësia në NATO dhe fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian.

Kryetari Veljanoski u falënderua për angazhimin e deritanishëm të diplomatëve maqedonas në drejtim të forcimit dhe avancimit të bashkëpunimit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Parlamentet e shteteve tjera dhe për angazhimin për formimin e një pasqyre pozitive të shtetit tonë, për prezantimin e kapacitetit me të cilin disponon dhe vlerat që i posedon.

Click