E enjte, 10 shtator 2015
KRYETARI VELJANOSKI E PRANOI AMBASADOREN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SË AUSTRISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, ZNJ. RENATE KOBLER
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizoi takim protokollar me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë, znj. Renate Kobler.
Në fillim të takimit, të dy bashkëbiseduesit shfaqën shpresë se bashkëpunimi i suksesshëm të cilin Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e kishte me ambasadorët, do të vazhdojë edhe më tutje.
Ambasadorja Kobler u falënderua për mundësinë që të takohet me kryetarin Veljanoski dhe theksoi se Ambasada e Republikës së Austrisë është e përgatitur të ndihmojë për intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet të dyja vendeve në të gjitha nivelet, si në nivel të kryetarit të parlamenteve, ashtu dhe në nivel të komisioneve parlamentare dhe grupeve parlamentare për bashkëpunim.
Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Austrisë kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm bilateral dhe se Republika e Maqedonisë shpreh falënderim për mbështetjen që e merr në lidhje me sfidat me të cilat ballafaqohet në rrugën e eurointegrimeve.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të veçantë jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën në tërësi.
Në takimin u diskutua edhe për aktivitetet rrjedhëse në Kuvendin dhe situatën politike momentale në Republikën e Maqedonisë.
Në fund të takimit, kryetari Veljanoski e potencoi transparencën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kabinetin e kryetarit për të gjithë idetë e reja për bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Austrisë.