Udhëheqja parlamentare

E premte, 23 shtator 2016

KRYETARI VELJANOSKI E PRANOI AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SË GREQISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z.  DIMITRIS JANAKAKIS 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizoi takim protokollar me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë, z. Dimitris Janakakis. Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga takimi dhe shfaqën shpresë për bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen. 

Kryetari Veljanoski e informoi ambasadorin Janakakis për takimin e parë të paradokohshëm bilateral me kryetarin e Parlamentit të Greqisë, z. Nikollaos Vucis, që ndodhi në kuadër të Konferencës Evropiane të kryetarëve të Parlamenteve në Strasburg. 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ka progres të madh në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja shteteve për të cilat dëshmojnë takimet më të shpeshta të nivelit të lartë. 

Kryetari Veljanoski theksoi se qëndron në dispozicion për bashkëpunim të thellë parlamentar i cili do të ndihmojë në ndërtimin e marrëdhënieve më të mira ndërmjet të dyja vendeve dhe do të kontribuojë për rritjen e mirëbesimit ndërmjet të dy popujve. 

Ambasadori Janakakis shprehu kënaqësi për ardhjen e tij me mandat në Republikën e Maqedonisë kur ka përafrim të konsiderueshëm në marrëdhëniet ndërmjet të dyja shteteve, gjë që konsideron se është rezultat i masave për ndërtim të mirëbesimit. 

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë kanë shumë sfera të përbashkëta të interesit në të cilat mund të bashkëpunohet për shfrytëzim maksimal të fondeve evropiane dhe përmirësim të gjendjes ekonomike në të dyja vendet. 

Bashkëbiseduesit biseduan për situatën politike aktuale në të dyja shtetet dhe sfidat me të cilat përballen në lidhje me ballafaqimin me krizën e emigrantëve. Kryetari Veljanoski theksoi se nevojitet reagim i përbashkët që të përballet barazisht barra për të cilën nevojitet të zhvillohet politike principiele. 

Në fund të takimit, kryetari Veljanoski i dëshiroi sukses ambasadorit Janakakis në mandatin e ri dhe i shprehu dëshirë që të bartë përshtypje të mira nga Republika e Maqedonisë. 

Click