Udhëheqja parlamentare

E enjte, 22 janar 2014 

KRYETARI VELJANOSKI E PRANOI AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË KANADASË PËR MAQEDONINË ME SELI NË BEOGRAD, SH.T.  FILIP PININGTON 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Kanadasë SH.T. Filip Pinington dhe njëkohësisht i dëshiroi mirëseardhje dhe punë të suksesshme. 

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për takimin e realizuar, si dhe për marrëdhëniet miqësore të të dyja vendeve. 

Në takimin u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet të dyja shteteve, për të cilat dëshmojnë vizitat zyrtare të nivelit të lartë, për diasporën maqedonase në Kanada si dhe për përkrahjen që e merr Maqedonia nga ana e Kanadasë në më shumë sfera. Të dyja palët shprehën kënaqësi për thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e diplomacisë parlamentare. 

Në takimin u diskutua edhe për ngjarjet aktuale në të dyja vendet. Të dy bashkëbiseduesit shprehën dëshirë për rrjedhën dhe zhvillimin pozitiv të ngjarjeve në vendet. Gjithashtu, shprehën dëshirë për vazhdim si dhe zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore që do të japë ndihmesë në më shumë sfera, e veçanërisht në zhvillimin ekonomik. 

Click