Udhëheqja parlamentare

E martë, 28 tetor 2014 

Kryetari Veljanoski e pranoi Ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Danimarkës në Republikën e Maqedonisë, znj. Liselot Plesner  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë Daneze për Republikën e Maqedonisë me seli në Vjenë, znj. Liselot Plesner.  

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga takimi dhe njëkohësisht kryetari Veljanoski dëshiroi punë të suksesshme në mandatin e ambasadorit të sapoemëruar, duke shprehur dëshirë se në këtë mandat ambasadori do të ndihmojë të përforcohet bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë Daneze në të gjitha nivelet, e veçanërisht të përforcohet dhe thellohet bashkëpunimi parlamentar.  

Kryetari Veljanoski e theksoi gatishmërinë e tij personale dhe gatishmërinë e Kabinetit dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Parlamenteve të të dyja vendeve, si në nivel të vizitave të kryetarëve të Parlamenteve, ashtu edhe në nivel të kryetarëve dhe grupeve parlamentare për bashkëpunim, dhe për atë qëllim theksoi se janë të mirëseardhur të gjitha propozimet dhe idetë e Ambasadës që do të ndihmojnë në realizimin e këtij qëllimi.  

Ambasadori Plesner shprehu gatishmëri që të ndërmerren hapa konkrete për përmirësim dhe përforcim të kontakteve ndërmjet të dy parlamenteve.  

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi i mirë parlamentar ndërmjet të dyja shteteve jep shembull për bashkëpunim të mirë edhe në fusha tjera, u jep pasqyrë të mirë qytetarëve, si dhe komunitetit të biznesit dhe nga ai mund të absorbohet inspirimi për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe marrëdhënie miqësore.  

Kryetari Veljanoski theksoi se bashkëpunimi ekonomik ndihmon në vendosjen e marrëdhënieve më të thella ndërmjet të dyja vendeve dhe njëkohësisht e theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për përmirësim të vazhdueshëm të kushteve ekonomike dhe klimës së biznesit në shtetin, me qëllim të tërheqjes së investimeve të huaja për standard më të mirë jetësor të qytetarëve, si dhe konkurrencë më të madhe të shtetit.  

Kryetari Veljanoski e përshëndeti politikën konstante të Mbretërisë Daneze për mbështetje të procesit të zgjerimit të BE-së, para se gjithash të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe u falënderua për mbështetjen që e merr Republika e Maqedonisë në lidhje me integrimin në NATO dhe BE, duke e nënvizuar angazhimin e Republikës së Maqedonisë për vazhdimin e përmbushjes së kritereve në lidhje me integrimin. 

Click