E premte, 17 tetor 2014
Kryetari Veljanoski e pranoi Ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Ramon Abaroa Karanza
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Spanjës, SH.T. Ramon Abaroa Karanza dhe njëkohësisht i dëshiroi mirëseardhje dhe punë të mbarë.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për takimin e realizuar dhe njëkohësisht treguan respekt të ndërsjellë ndaj të dyja vendeve miqësore.
Në takimin u diskutua për thellimin e bashkëpunimit parlamentar përmes vizitave zyrtare dhe bashkëpunimit të grupeve parlamentare, me qëllim të zhvillimit të diplomacisë parlamentare.
Ambasadori Karanza e shprehu mbështetjen e Spanjës për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë.
Në takimin u diskutua edhe për ngjarjet aktuale në të dyja vendet, për gjendjet ekonomike dhe se si këto dy vende gjer më tani janë ballafaquar me sfidat nga kjo sferë.
Kryetari Veljanoski e përgëzoj ambasadorin për zgjedhjen e Mbretërisë së Spanjës si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara që u votua në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Botërore.