E mërkurë, 16 shtator 2015
KRYETARI VELJANOSKI E PRANOI AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË MBRETËRISË SË HOLANDËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. VILEM VAUTER PLLOMP
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizoi takim protokollar me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, Vilem Vauter Pllomp.
Ne fillim të takimit, të dy bashkëbiseduesit shfaqen shpresë së bashkëpunimi i suksesshëm të cilin Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e kishte me ambasadorët paraprak, do te vazhdojë edhe më tutje.
Ambasadori Pllomp shprehu falënderim për mundësinë për t'u takuar me kryetarin Veljanoski dhe theksoi se Ambasada e Mbretërisë së Holandës është gati për mbështetje të mëtutjeshme për integrimin e Maqedonisë në anëtarësinë në BE dhe NATO, si dhe për bashkëpunim parlamentar ndërmjet të dyja vendeve, si në nivel të kryetarëve të parlamenteve, ashtu edhe në nivel të deputetëve dhe grupeve për bashkëpunim.
Ai i përshëndeti të dyja hapat e mëdha për Maqedoninë, kthimi i opozitës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe marrëveshja për prokurorin publik special.
Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Mbretërisë së Holandës kane bashkëpunim të shkëlqyeshëm bilateral dhe se Republika e Maqedonisë shpreh falënderim për mbështetjen që e merr në lidhje me sfidat me të cilat ballafaqohet në rrugën e eurointegrimeve. Te dy bashkëbiseduesit u pajtuan se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është me rendësi të veçantë jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën në tërësi.
Në takimin u diskutua edhe për aktivitetet rrjedhëse në Kuvendin dhe situatën politike momentale në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, u diskutua edhe për numrin e madh të emigrantëve nga Lindja e Afërt me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë dhe ajo gjendje të tejkalohet sa më shpejt. Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë bën përpjekje të mëdha dhe i respekton të gjitha protokollet ndërkombëtare por këto gjendje të krizës.
Ne fund të takimit, kryetari Veljanoski e potencoi transparencën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kabinetit të kryetarit për te gjithë idetë e reja për bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Mbretërisë së Holandës.