E martë, 10 nëntor 2015
KRYETARI VELJANOSKI E PRANOI RAPORTIN E KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRESIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR VITIN 2015
Euroambasadori z. Aivo Orav ia dorëzoi zyrtarisht Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2015 kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski.
Në pranim-dorëzimin e Raportit u ftuan dhe ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, koordinatorët e Grupeve parlamentare në Kuvend dhe kryetarët e Komisionit për Çështje Evropiane, Komisionit për Politikë të Jashtme, Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe Komitetit të Përzier Parlamentar BE-RM.