Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 8 tetor 2014 

Kryetari Veljanoski e pranoi Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2014 

Euroambasadori z. Aivo Orav  ia dorëzoi zyrtarisht kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2014. Në pranim-dorëzimin e Raportit u ftuan dhe ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, koordinatorët e grupeve parlamentare të Kuvendit dhe kryetarët e një pjese të komisioneve të Kuvendit. 

Kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi që gjashtë herë me radhë merr rekomandim për fillimin e negociatave aderuese të RM-së me BE-në dhe shprehu bindje se me intensitet dhe përkushtim ende më të madh Republika e Maqedonisë mbetet në rrugën e reformave, e përgatitur dhe e përkushtuar që edhe më tutje të punojë që sa më shpejtë të integrohet, me qëllim të sigurisë dhe stabilitetit të shtetit dhe rajonit dhe prosperitetit më të madh ekonomik dhe gjendjes më të mirë shoqërore të qytetarëve.

"Reformat realizohen që të përmbushen kriteret e caktuara, të cilat para së gjithash përmbushen për të mirën e qytetarëve. Si politikanë jemi përgjegjës dhe kemi për obligim që shtetit tonë t'i mundësojmë progres, qytetarëve t'u mundësojmë jetë më të mirë", theksoi kryetari Veljanoski. 

Kryetari Veljanoski theksoi se në pajtim me praktikën e viteve të kaluara, edhe këtë vit Raporti për progresin do të shqyrtohet në mbledhjet e trupave të interesuara punuese të Kuvendit, si dhe në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime.  Për Raportin do të diskutohet edhe në seancën plenare që do të mbahet më 16 tetor të këtij viti.    

Click