Udhëheqja parlamentare

E hënë, 26 janar 2015, Pragë 

Kryetari Veljanoski në  Forumin e 4-të ndërkombëtar "Let My People Live!“

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, ishte i pranishëm në hapjen e Forumit të katërtë ndërkombëtar "Let My People Live!“ në Pragë, Republika e Çekisë, me rastin e shënimit të 70 vjetorit të fitores mbi fashizmin dhe të lirimit nga kampet e vdekjes në Evropë. 

Forumin e hapi kryetari i Kongresit hebraik evropian, z. Moshe Kantor; kryetari i Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë, z. Millan Shteh; kryetari i Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, z. Jan Hamaçek dhe kryeministri i Republikës së Çekisë, z. Bohusllav Sobotka. 

Pjesëmarrësit në këtë Forum ndërkombëtar këmbyen mendime dhe qëndrime të tyre në tre panel diskutime për rritjen e antisemitizmit, racizmit dhe ekstremizmit politik dhe fetar në Evropë. 

Me rastin e 70 vjetorit të kujtimit të Hollokaustit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Trajko Veljanoski theksoi:  

"Hollokausti është vërtetim më pikëllues për anën e errët të natyrës njerëzore.  Pogromi kundër popullit hebraik në të kaluarën paraqet njollë më të zezë për gjithë njerëzinë, e cila duhet vazhdimisht të na paralajmërojë dhe të na përkujtojë. Populli maqedonas asnjëherë, as për një çast, nuk ka qenë pjesë e boshteve të tilla të ligësisë, të cilat i kanë bërë krimet më të mëdha që i njeh bota gjatë Luftës së dytë botërore. Përkundrazi! Prandaj sot krenar të një të kaluare të tillë, kontribuojmë në zhvillimin e mëtutjeshëm të tolerancës dhe mirëkuptimit me popullin miqësor hebraik, kulmi i të cilit është Muzeu u Holokaustit në Shkup.  

Në atë kuptim, ky Forum ndërkombëtar paraqet vazhdim të një tendence historike të popullit maqedonas për zhvillimin e mëtutjeshëm të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit ndërmjet të gjithëve, pavarësisht përkatësisë fetare dhe etnike.  Prezenca ime në këtë Forum është në funksion të bartjes së kësaj porosie, e rëndësishme për ne, në periudhë kur dhuna dhe terrorizmi fetar, si ai në Paris, mori hov kundruall dëshirës për paqe dhe liri". 

Në kuadër të Forumit, kryetari Veljanoski u takua me kolegët e tij, kryetarë të parlamenteve, të cilët, gjithashtu, janë pjesëmarrës në këtë eveniment të rëndësishëm.  

Click