Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 12 nëntor 2014 

Kryetari Veljanoski u takua me Ambasadorin e Bulgarisë, z. Ivan Velikov Petkov 

Në fillim, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për takimin, diskutuan për zgjedhjet e paradokohshme parlamentare që u mbajtën në Republikën e Bulgarisë dhe për gjendjen momentale me formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në takimin theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bulgarisë kanë bashkëpunim të afërt bilateral, por nevojitet që ai të intensifikohet në nivel mëtë lartë, me vizita të grupeve parlamentare për bashkëpunim të të dyja shteteve, si dhe me vizita të nivelit më të lartë. 

Kryetari Veljanoski në veçanti e theksoi rëndësinë me diplomacinë parlamentare, përmes të cilës mund të kontribuohet në marrëdhëniet e plota të të dyja vendeve. Ai e shfrytëzoi mundësinë në takimin që t'i dërgojë përgëzime znj. Cecka Caçeva, e cila u zgjodh si kryetare e Kuvendit popullor të Bulgarisë, ndërsa njëkohësisht përmes ambasadorit i dërgoi ftesë asaj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. 

Në takimin u diskutua edhe për bashkëpunimin rajonal, si dhe për marrëdhëniet maqedonase-bullgare, me ç'rast u theksua se nevojitet përforcim i këmbimit tregtar, gjë që do të kontribuojë në rritjen e ekonomisë së të dyja shteteve, si dhe në rritjen e bashkëpunimit për përmirësimin e komunikacionit infrastrukturor ndërmjet të dyja shteteve përmes projektit për Korridorin 8. 

Në fund, kryetari Veljanoski e potencoi transparencën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si dhe transparencën e Kabinetit të tij, për bashkëpunim dhe për komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Bulgarisë në Republikën e Maqedonisë. 

Click