Udhëheqja parlamentare

E hënë, 14 shtator 2015 

KRYETARI VELJANOSKI U TAKUA ME ZNJ. FIONA MEKILVAM 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot u takua me shefin e Sektorit për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerim të Zyrës për Çështje të Jashtme dhe Komonveltit, znj. Fiona Mekilvam. 

Në takimin ishte i pranishëm edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Republikën e Maqedonisë, z. Çarls Garet. 

Kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi nga niveli i arritur i marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dyja shteteve dhe nga mbështetja të cilën Mbretëria e Bashkuar ia jep Republikës së Maqedonisë, për të cilën konsideron se është e sinqertë dhe miqësore. 

Ai u përqendrua në projektet e realizuara në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Republikën e Maqedonisë për forcimin e kapaciteteve të plotë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të realizuara përmes Fondacionit Vestministër dhe shprehu gatishmëri për mbajtjen dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjithë sferat me interes të përbashkët. 

Në takimin u diskutua edhe për më shumë çështje aktuale, si dhe për gjendjen politike në Republikën e Maqedonisë, me ç'rast të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se keqkuptimet dhe qëndrimet politike duhet të shprehen në institucionet, përkatësisht në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si dhomë më e lartë legjislative, e cila e ka rolin kryesor në realizimin e reformave. Bashkëbiseduesit e përshëndetën fillimin e dialogut politik me kthimin e opozitës në punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se në këto momente të reformave politike, është e rëndësishme mbështetja e vendeve miqësore kryesore të Republikës së Maqedonisë. 

Click